Në mes të tmerrit dhe tragjedisë nga tërmeti që mori mbi 5000 jetë njerëzish dhe më shumë se 18 mijë persona, vjen një lajm i mirë për Shqipërinë.
Pjesëtarët e një familje shqiptare janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat pas tërmeteve të shënuara në Turqi. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Shoqatës së Shqiptarëve në Adana, Evjen Kaja.
Ndërkohë, drejtuesi i “Vatrës” në Turqi, z. Bora Zukali shprehet se temperaturat e ulta shoqëruar me reshje bore po vështirësojnë më shumë punën e ekipeve të kërkim–shpëtimit.
Jo vetëm kaq, por edhe pas lëkundjet që janë shënuar, janë regjistruar goditje të mëdha magnitudë 5 ballë shkalla riter.
Operacioneve të kërkim-shpëtimit iu janë bashkuar nga shumë shtete të botës duke u solidarizuar me fatkeqësinë për të shpëtuar nga rrënojat sa më shumë jetë njerëzish.