Pushimeve u erdhi fundi, ndërsa tani është koha që Mourinho të kthehet në punë, nën drejtimin e Fenerbahce. Portugezi ka arritur akordin me drejtuesit turq, të cilët më herët deklaruan se do të sjellin çdo lojtar të mundshëm që dëshiron tekniku. Kushtet shumë të favorshme bënë që ai të pranojë ofertën e gjigantëve të Turqisë, të cilët në sezonin e fundit u shpallën nënkampionë edhe pse zhvillun një vit të jashtëzakonshëm.
Sipas asaj që raportojnë mediat turke, Mourinho ka firmosur kontratën dy vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për 1 vit. The special one prej më tepër se 4 muajsh ishte pushim për faktin se u shkarkuar nga Roma, vendim të cilin e konsideroi të padrejtë, sidomos kur bëhet fjalë për trajnerin që fitoi trofeun e vetëm evropian me kreyqytetasit.
Ai ishte në kontakt me disa skuadra mes tyre Bayerni dhe Man United, por duket se Fenerbahce ishte ajo që e bindi, duke e rikthyer dhe një herë në detyrë, fituesin e tripletës.