fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

“Mos rrini nëpër tualete”, debate te ‘TIMS’-i, socialistët kërcënojnë me braktisjen e mbledhjes

Tirana Press by Tirana Press
10/07/24 - 12:10
in Uncategorized
A A
“Mos rrini nëpër tualete”, debate te ‘TIMS’-i, socialistët kërcënojnë me braktisjen e mbledhjes
7
VIEWS

Është mbajtur mes tensioneve dhe debateve, mbledhja e Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS, ku socialistët kanë kërcënuar se do të largoheshin nga mbledhja. Kryetari i Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS, Ervin Salianji iu drejtua anëtarëve të PS-së në komision, duke iu thënë se janë “duke kërcyer përpjetë, pasi janë të shqetësuar nga mali i paligjshmërisë”.

Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti ka kërkuar fjalën, por kryetari i Komisionit, Ervin Salianji është shprehur se radhën e kishte ligjvënësi i opozitës, Lefter Gështenja. “E kam kërkuar unë fjalën, e kam për procedurë”, tha deputetja socialiste, ndërsa Salianji iu drejtua: “Kur ta drejtoni ju! Gështenja e ka fjalën”.

Pasi nuk iu dha fjala në Komision, Gjylameti është larguar nga salla ku zhvillohet Komisioni ndërsa mbledhja u ndërpre për 5 minuta me kërkesë të nënkryetarit Toni Gogu, pasi të gjithë socialistët u çuan në këmbë, duke kërcënuar se do të largoheshin nga salla.

Lexo mëShumë

Regjistrimet në klasat e para, denoncimi: Drejtorët po u vënë gjoba prindërve

Akuza për vrasjen e gazetarit investigativ, ish-zyrtari në Las Vegas dënohet me burgim të përjetshëm

Pjesë nga debati:

Salianji: E ka kërkuar Gështenja fjalën për procedurë, nuk e përcaktojnë dot.

Gjylameti: E kam kërkuar unë fjalën, e kam për procedurë

Salianji: Kur ta drejtoni ju. Gështenja e ka fjalën

Gjylameti ngrihet dhe largohet nga salla

Salianji: Le të iki, mbledhja vazhdon pa asnjë problem, Le të kërcejnë, të bëjnë çfarë të duan

Gjylameti: Nuk flitet kështu, së paku është një gjë që ka të bëjë me etikën. Keni nëna, vajza dhe motra

Gështenja: Vendimi i Kushtetueses ka qenë një shuplakë për ju.

Toni Gogu ngrihet nga karrigia t’i largohet nga salla

Salianji: Kështu do t’iu çojmë edhe nga karriget e qeverisë. Ikini, nesër në protestë prap kështu do të çoheni.

Salianji: Ikni, nuk mbyllet mbledhja vazhdon.

Gështenja: Nëse keni objektiv të prishni mbledhjen, kjo është tjetër gjë

Salianji: Këtë punë kanë këta janë të shqetësuar nga mali me paligjshmëritë. Pushimi nuk merret me dhunë në këtë Komision, ta harroni

Gogu: 5 minuta pushim

Salianji: Kur ta kërkoni sipas ligjit. Bëjeni kërkesën

Gogu: 5 minuta pushim, e kërkojmë që mbledhja të vijë në rendin që meriton, 5 minuta pushim

Salianji: Ka kërkuar 5 minuta pushim, kur bëhet kërkesa për pushim jepet menjëherë. Shpresoj të mos rrini prap nëpër tualete siç e keni bërë në të kaluarën. Mbledhja vazhdon. Jeni vetë ofendimi nga koka tek këmbët, fiks pas 5 minutash rinis mbledhja. 

Tags: duke iu thënë se janë “duke kërcyer përpjetëErvin Salianji iu drejtua anëtarëve të PS-së në komisionKryetari i Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMSpasi janë të shqetësuar nga mali i paligjshmërisë”

Artikuj të Ndërlidhur

Regjistrimet në klasat e para, denoncimi: Drejtorët po u vënë gjoba prindërve
Uncategorized

Regjistrimet në klasat e para, denoncimi: Drejtorët po u vënë gjoba prindërve

30/08/24 - 09:46
5
Akuza për vrasjen e gazetarit investigativ, ish-zyrtari në Las Vegas dënohet me burgim të përjetshëm
Uncategorized

Akuza për vrasjen e gazetarit investigativ, ish-zyrtari në Las Vegas dënohet me burgim të përjetshëm

29/08/24 - 07:03
4
Uncategorized

Goditi infermierin në QSUT, arrestohet 23-vjeçari nga Tirana

15/08/24 - 09:23
4
Avokatja britanike – Paralajmërohet një valë e re emigrantësh shqiptarë që do të kalojnë Kanalin këtë verë
Uncategorized

Vendet që humbin më shumë njerëz për shkak të emigracionit, si renditen Shqipëria dhe Kosova

13/08/24 - 08:23
3
Next Post
Video/ Mund të humbasë finalen? Morata dëmtohet nga punonjësi i sigurisë në fund të ndeshjes

Video/ Mund të humbasë finalen? Morata dëmtohet nga punonjësi i sigurisë në fund të ndeshjes

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.