Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka thënë se Rusia po përgatit një ofensivë të re të madhe dhe paralajmëroi se ajo mund të fillojë më datë 24 shkurt.
Oleksii Reznikov tha se Moska kishte grumbulluar mijëra trupa dhe mund të “provojë diçka” për të shënuar përvjetorin e pushtimit fillestar vitin e kaluar.
Sulmi do të shënonte gjithashtu Ditën e Mbrojtësit të Atdheut të Rusisë më 23 shkurt.
Ndërkohë, tre persona kanë humbur jetën në një sulm në qytetin Kramatorsk.
Tetë të tjerë u plagosën në qytet në rajonin e Donetsk pasi një raketë ruse goditi një ndërtesë banimi, tha guvernatori i provincës.
Shifra pritet të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit gërrmojnë nën rrënoja.
“E vetmja mënyrë për të ndaluar terrorizmin rus është ta mposhtim atë”, shkroi Zelensky në mediat sociale për sulmin.
Reznikov tha se Moska kishte mobilizuar rreth 500,000 trupa për ofensivën e mundshme.
Në shtator, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të përgjithshëm të rreth 300,000 trupave të rekrutuar, të cilat ai tha se ishin të nevojshme për të siguruar “integritetin territorial” të vendit.