fbpx
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Mësoni se çfarë është “sindroma e vajzës me fat’ që po përhapet kudo në Tik-Tok

Tirana Press by Tirana Press
20/03/23 - 07:00 - Updated On 22/03/23 - 08:27
in Teknologji
A A
Mësoni se çfarë është “sindroma e vajzës me fat’ që po përhapet kudo në Tik-Tok
3
VIEWS

“Sindroma e vajzës me fat” është trendi i ri që po përhapet në TikTok. Kjo sindromë ka në bazë idenë se mjafton të bindësh veten se je me fat që t’i bësh gjërat të shkojnë në mënyrën e duhur dhe të marrësh gjithçka që dëshiron.

Në rrjetet sociale vajzat tregojnë se sa me fat janë dhe sa mirë po shkon gjithçka për to. “Sindroma e vajzës me fat” është një trend i vërtetë që po përhapet në Tik-Tok prej disa kohësh.

Por, çfarë është saktësisht sindroma e vajzës me fat?

Lexo mëShumë

Arrestohet në Francë themeluesi i Telegram, akuzat që rëndojnë mbi të

AMA në bashkëpunim me TikTok, arrihet marrëveshja për eleminimin e përmbajtjeve të postuara në platformë

“Për disa, kjo është një praktikë fuqizuese që ju lejon të realizoni ëndrrat tuaja duke përsëritur pohime të përditshme të tilla si “çdo gjë po shkon mirë” – shpjegoi Lisa Quinn, autore, moderatore dhe “life coache” (trajner/strategjist jete) për Harper’s Bazaar – “Për të tjerët, përkundrazi, është një veprim jo gjithëpërfshirës: leksion, një trend toksik i përhapur në mediat sociale që prek vajzat e pasura që nuk i marrin parasysh privilegjet e tyre”.

Sipas saj, popullariteti i këtij trendi vjen për shkak të thjeshtësisë së tij. Përsëritja e frazave të tilla si “Gjërat më shkojnë gjithmonë mirë” është një ushtrim i shpejtë dhe i thjeshtë për t’u praktikuar. Për të mos përmendur që ajo ofron iluzionin e të qenit përgjegjës për fatin e vet.

Si funksionon të menduarit pozitivsht

Sindroma e vajzës me fat është e fokusuar kryesisht, siç sugjeron emri, në konceptin e ‘fatit’, mund të shihet si një lloj ushtrimi në të menduarit pozitivisht dhe nga ky këndvështrim – shpjegon Lisa Quinn përsëri për Herper’s Bazaar – mund të interpretohet gjithashtu si një përpjekje për të mos rënë në grackën e negativitetit, viktimë e së cilit mendja jonë është shpesh.

“Autorja më e shitur dhe trajnerja motivuese e New York Times, Mel Robbins, përdor një metaforë të shkëlqyer që unë mendoj se është e dobishme” – thekson përsëri ekspertja – “Ajo thotë se mentaliteti ynë është si një palë syze dielli përmes të cilave ne shohim botën. Dhe mënyra se si e shohim botën mund të ketë një ndikim të madh në mënyrën se si sillemi dhe për rrjedhojë në veprimet që ndërmarrim”.

Po përse sindroma e vajzës me fat është një shembull i pozitivitetit toksik?

Sindroma e vajzës me fat mund të kuptohet gjithashtu si një shembull i pozitivitetit toksik, një prirje që shumë ekspertë e kanë paralajmëruar për disa kohë. Në fakt, është një qëndrim që nuk merr parasysh shumë faktorë, siç është fakti që ka njerëz më të privilegjuar se të tjerët. Jo vetëm kaq, por është një mënyrë e të menduarit që nuk lë vend për ndjenjat dhe emocionet negative që janë në mënyrë të pashmangshme pjesë e jetës.

Përpjekja për të injoruar ndjenjat negative mund të funksionojë në një afat të shkurtër, nënvizon ekspertja, por në planin afatgjatë nuk funksionon sepse ato ndjenja do të përsëriten.

Gazetarja e Guardian Alyx Gorman, , nënvizon një tjetër aspekt negativ dhe potencialisht toksik të Sindromës së Vajzave me Fat, fajësimin e viktimës. Në fakt, nëse e bindni veten se jeni me fat dhe e meritoni të realizoni dëshirat tuaja dhe kjo nuk ndodh, ju mund ta fajësoni veten për ato që shihen si mangësi personale, por që në realitet nuk janë.

Përsëritja e një pohimi nuk mjafton.

Ka shumë prova që tregojnë gjithashtu se vetëm të menduarit pozitivisht ka kufij. Ndërsa nga njëra anë supozimi i një mentaliteti pozitiv mund t’ju ndihmojë të ndërmerrni veprime që mund të përmirësojnë jetën tuaj, nga ana tjetër është thelbësore të dini se ky lloj qëndrimi sigurisht nuk mjafton për të marrë gjithçka që dëshironi.

Një alternativë? Strategjia WOOP

Në këtë drejtim, trajnerha sugjeron një qasje tjetër, të mbështetur nga studime shkencore: e ashtuquajtura strategji WOOP, një akronim për Wish(Dëshirë), Outcome(Rezultat), Obstacle (Pengesë) dhe Plan (Plan). Në fakt, është një strategji mendore që mund të jetë e dobishme për arritjen e qëllimeve të dikujt, por e cila, ndryshe nga të menduarit pozitivisht, merr parasysh edhe ata faktorë që mund të pengojnë disi realizimin e dëshirave.

A mund të funksionojë Sindroma e vajzës me fat?

“Është e qartë se mijëra gra në mediat sociale mendojnë se kjo po funksionon për to,” përfundon Lisa Quinn. “Unë nuk do t’i them askujt që të ndalojë së praktikuari këtë strategji nëse mendon se po funksionon. Megjithatë, unë gjithashtu mendoj se Sindroma e vajzave me fat ka disa aspekte negative dhe derisa të bëhet një studim solid shkencor mbi këtë teori, ne nuk do të jemi në gjendje të japim një përgjigje.”

Tags: TikTok

Artikuj të Ndërlidhur

Arrestohet në Francë themeluesi i Telegram, akuzat që rëndojnë mbi të
Bota

Arrestohet në Francë themeluesi i Telegram, akuzat që rëndojnë mbi të

25/08/24 - 09:34
8
AMA në bashkëpunim me TikTok, arrihet marrëveshja për eleminimin e përmbajtjeve të postuara në platformë
Aktualitet

AMA në bashkëpunim me TikTok, arrihet marrëveshja për eleminimin e përmbajtjeve të postuara në platformë

24/08/24 - 11:31
30
Rreziku ndaj aktiviteteve kriminale, Amsterdami ndalon përdorimin e aplikacionit Telegram
Teknologji

Rreziku ndaj aktiviteteve kriminale, Amsterdami ndalon përdorimin e aplikacionit Telegram

20/08/24 - 11:06
11
Presidenti i Venezuelës i shpall luftë WhatsApp: Përdoret nga fashistët
Bota

Presidenti i Venezuelës i shpall luftë WhatsApp: Përdoret nga fashistët

06/08/24 - 11:22
27
Next Post
Ndodh e pa pritura, meteorologes së CBS Los Angeles i bie të fikët dhe rrëzohet gjatë transmetimit

Ndodh e pa pritura, meteorologes së CBS Los Angeles i bie të fikët dhe rrëzohet gjatë transmetimit

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.