fbpx
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Mësoni efektet në shëndet nëse hani darkë vonë

Tirana Press by Tirana Press
19/01/23 - 10:00 - Updated On 04/02/23 - 12:59
in Shëndet
A A
Mësoni efektet në shëndet nëse hani darkë vonë
0
VIEWS

Dinamika e përditshme si oraret e tejzgjatura të punës apo angazhimet familjare, shpesh herë na bëjnë të harrojmë vaktin e darkës duke e ‘spostuar’ në orët e vona të mesnatës.

Megjithatë, mjekët nuk reshtin së rekomanduari se ngrënia herët ofron shumë përfitime që shkojnë përtej mbipeshës.

Këto përfitime do t’i gjeni të listuara në këtë artikull:

Lexo mëShumë

Nuk iu shkon mendja, ky është profesioni me më shumë rreziqe për shëndetin

Flasin mjekët: Ja pse gjithnjë e më shumë të rinj po preken nga kanceri i zorrës së trashë

Kontroll më i mirë i peshës
Njerëzit që hanë vonë në mbrëmje, kanë tendencën të zgjedhin ushqime me shumë kalori e më pak ushqyes.

Kësisoj, tendenca për ta tepruar është e madhe.

Anashkalimi i vakteve të tjera të ditës dhe vonesa e darkës do t’ju shtyjë të hani pa mendje.

Për më tepër, rreziku i shëndoshjes dhe mbipeshës është i lartë.

Urthi
Një nga mënyrat për të shmangur urthin është që të shmangni ushqime të bollshme e të yndyrshme në orët e vona.

Duke ngrënë më herët, trupi ka kohën e nevojshme për të tretur ushqimin dhe ulur rrezikun e akumulimit të aciditetit në stomak.

Urthi përkeqësohet edhe duke u shtrirë pas ngrënies, ndaj duhet të krijoni një hapësirë kohore mes darkës dhe gjumit.

Gjumi
Urthi ndikon tek cilësia e gjumit.

Nëse ushqeheni vonë dhe e teproni me ushqimin do të keni probleme me stomakun dhe nuk do të bëni një gjumë të qetë.

Nga ana tjetër nëse pini shumë lëngje përpara gjumit atëherë do të keni nevojë të shkoni shpesh në tualet.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e ushqimeve të lehta e me racione të vogla por jo në darkë vonë.

Energjia e Organizmit
Ruajtja e ekuilibrave të vakteve i jep organizmit më shumë energji.

Çdo vonesë në konsumin e vakteve e frenon energjinë dhe shkakton plogështi, probleme me humorin dhe teprica të panevojshme të oreksit.

Gjumi cilësor i njerëzve që hanë herët u jep atyre më shumë energji gjatë ditës dhe mundëson një peshë më të shëndetshme trupore.

Kur Është Koha Më e Përshtatshme Që Të Hani Darkë?
Ekspertët nuk bien dot dakord për një orë të caktuar të darkës, megjithatë kanë arritur në një konsensus se vakti i fundit duhet të jetë të paktën 2-3 orë përpara gjumit.

Ndaj nëse ju flini në orën 23:00 atëherë sigurohuni që të mos hani më pas orës 20:00.

Cilat Ushqime Rekomandohen
Një studim i kohëve të fundit zbuloi se ngrënia e karbohidrateve në mbrëmje ose në darkë ndihmon në mbajtjen nën kontroll të oreksit gjatë ditës.

Konsumoni bulmet si kos, qumësht por edhe bukë me drithëra të plota, pak oriz ose makarona.

Edhe një trahana e ngrohtë është e këshillueshme.

Proteinat në darkë ndihmojnë muskujt
Ngrënia strategjike përpara fjetjes mund të optimizojë përpjekjet e muskujve.

Sportistët konsumojnë vakte të pasura me proteina si qumësht, djathë, kos dhe pluhur proteinash përpara se të flenë për të ndihmuar muskujt të jenë më të fortë.

Artikuj të Ndërlidhur

Nuk iu shkon mendja, ky është profesioni me më shumë rreziqe për shëndetin
Shëndet

Nuk iu shkon mendja, ky është profesioni me më shumë rreziqe për shëndetin

06/04/24 - 08:31
13
Flasin mjekët: Ja pse gjithnjë e më shumë të rinj po preken nga kanceri i zorrës së trashë
Shëndet

Flasin mjekët: Ja pse gjithnjë e më shumë të rinj po preken nga kanceri i zorrës së trashë

30/03/24 - 02:02
4
Shëndeti i fëmijëve i kërcënuar, vaksinimi ka rënë
Sociale

Shëndeti i fëmijëve i kërcënuar, vaksinimi ka rënë

12/01/24 - 09:55
21
Sëmundjet e shëndetit mendor, statistikat me shifra alarmante
Sociale

Sëmundjet e shëndetit mendor, statistikat me shifra alarmante

08/06/23 - 08:44
4
Next Post
Koha e aftësive për të mësuar më shumë, ja çfarë zbulon shenja juaj për sot

Koha për një stil të ri jetese, çfarë parashikojnë yjet për sot

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.