fbpx
E premte, 20 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Merkato, Zbulohet paga, ja sa para merr Bekim Balaj tek Vllaznia

Tirana Press by Tirana Press
16/01/23 - 09:20 - Updated On 04/02/23 - 12:59
in Sport
A A
Merkato, Zbulohet paga, ja sa para merr Bekim Balaj tek Vllaznia
73
VIEWS

“Pa bërë largime, nuk do të ketë afrime”, pati deklaruar trajneri Mirel Josa përpara se Bekim Balaj të zyrtarizohej si sulmuesi i ri i Vllaznisë. Por, në merkato nuk kanë shumë rëndësi fjalët. Në fund kanë rëndësi vetëm veprimet dhe çfarë goditjesh bën. Vllaznia e ka bërë një goditje të rëndësishme, sepse Balaj është një lojtar i rëndësishëm dhe mund të shndërrohet në një pikë referimi për shkodranët tani e tutje.

SAKRIFICË E MADHE Të kthehesh 32 vjeç në kampionatin shqiptar mund të quhet sakrificë në aspektin sportiv, sepse gjasat janë që po mendon ta mbyllësh karrierën atje ku e ke nisur.

Natyrisht, del edhe jashtë radarëve të ekipit kombëtar, pasi trajnerët kuqezi janë kryesisht të “dashuruar” me ata që luajnë jashtë Shqipërisë. Por, sakrificë të jashtëzakonshme ka bërë edhe klubi i Vllaznisë.

Lexo mëShumë

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se Balaj do të ketë një pagë prej 12 mijë eurosh në muaj për një kontratë 3-vjeçare. I gjithë transferimi llogaritet të ketë një kosto afro 430 mijë eurosh, ndërsa sulmuesi shkodran do të jetë pa diskutim futbollisti më i paguar i Superiores këtë sezon.

“Klubi i Futbollit Vllaznia në përmbushje të objektivave sportive, njofton se ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit për 3 sezone me lojtarin e Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj”, citohej në njoftimin e klubit shkodran.

DUELI ME TIRANËN Bekim Balaj ishte në fokusin e tri klubeve pretendente për titullin këtë sezon: Vllaznia, Tirana dhe Partizani.

“Demat” që kryesojnë aktualisht kampionatin, thjesht kishin bërë “sondazh”, por pa ndonjë këmbëngulje të madhe, ndërsa Tirana dhe Vllaznia po rivalizonin fort për shërbimet e shkodranit.

Gazeta mëson se edhe bardheblutë ishin të gatshëm që t’i jepnin afro 12 mijë euro në muaj shkodranit, por ama me një kohëzgjatje kontrate më të vogël (1.5 vite). Vllaznia e bëri diferencën pikërisht me këtë klauzolë: kontrata do të jetë 3-vjeçare.

ISHTE EDHE ÇËSHTJE ZEMRE Sulmuesi ka treguar për “Supersport” se pse zgjodhi të rikthehej në kampionatin shqiptar pas 13 vitesh (hera e parë dhe e fundit ka qenë me Vllazninë në sezonin 2009-2010).

“Me Vllazninë kam një lidhje shumë të fortë, fillimisht si tifoz dhe më pas kam pasur fatin të luaj. Prandaj jam shumë i lumtur që rikthehem për të veshur fanellën kuqeblu.

Zgjedhja nuk ka qenë shumë e vështirë, pasi Vllaznia është edhe çështje zemre, më shumë sesa ekonomike. Unë jam këtu për të ndihmuar skuadrën të arrijë objektivat dhe nuk jam thjesht për të mbyllur karrierën”, ka thënë afrimi i bujshëm i kuqebluve./Panorama Sport

Artikuj të Ndërlidhur

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë
Sport

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

09/09/24 - 09:01
209
Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit
Sport

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

31/08/24 - 10:01
8
Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri
Sport

Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri

29/08/24 - 12:12
15
ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare
Sport

ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare

28/08/24 - 12:30
63
Next Post
Enigmë fati i të riut që dyshohet se ka rënë në  lumin Seman, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

Enigmë fati i të riut që dyshohet se ka rënë në lumin Seman, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.