Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla mbylli sezonin pas një dëmtimi të rëndë që pësoi në duelin ajror me Olivier Zhiru në ndeshjen ndaj Milanit.
23-vjeçari u largua në minutat e para të sfidës në “Olimpiko” dhe do ti duhet të qëndrojë për një periudhë të gjatë jashtë fushave të lojës.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram, shkruan se:
“Është e vështirë të gjesh fjalë për të përshkruar situatën në të cilën ndodhem. Sezoni nuk shkoi siç do të kisha dashur dhe u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme për një sportist. Jam shumë i zhgënjyer dhe do të më duhet kohë që të shërohem dhe të jem në gjendje të luaj përsëri. Do ta shfrytëzoj këtë kohë për t’u rikthyer edhe më i fortë dhe për të ndryshuar gjërat, ju siguroj.
Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe fat të mirë për shokët e mi dhe të gjithë @officialasroma për pjesën tjetër të sezonit. Nuk ka mbaruar ende. Forca Roma! ”, shkruan 23-vjeçari Kumbulla.