Raportohet për të paktën katër shqiptarë janë arrestuar në Bari pas një operacioni nga autoritetet italiane.
Mediet fqinje bëjnë me dije se shqiptarët ishin të regjistruar në një hotel, ndërkohë që në dhomë mbanin një sasi e konsidereshme lënde narkotike të tipit kokainë, saktësisht 353 kilogramë.
Nga raportimet nuk thuhet se cila ka qenë origjina e lëndës narkotike apo destinacioni i radhës, ndërkohë që të tjera detaje nga operacioni kanë mbetur sekret, ndonëse sqarohet se hoteli ku ato qëndronin nuk ishin të përfshirë.