fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Marrëveshja e Asociacionit, Kurti – Është në kundërshtim me Kushtetutën dhe vlerat evropiane

Tirana Press by Tirana Press
03/05/23 - 10:48
in Rajoni
A A
Marrëveshja e Asociacionit, Kurti – Është në kundërshtim me Kushtetutën dhe vlerat evropiane
2
VIEWS

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me draft-statutin e prezantuar nga ekipi menaxhues për shkak se nuk ka ligjshmëri, kushtetutshmëri dhe nuk përkon me vlerat europiane për të drejtat e pakicave.

Kurti thotë se është refuzuar menjëherë pasi është totalisht në kundërshtim me Kushtetutën dhe vlerat evropiane.

Gjithashtu Kryeministri thotë se takimi filloi me një notë të lartë pozitive me dakordimin për Deklaratën e Personave të Zhdukur.

Lexo mëShumë

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

“Në fillim filluam me një notë të lartë pozitive që u dakorduam bashkërisht për tekstin e marrëveshjes per çështjen e të pagjeturve apo të zhdukurve me dhunë nga lufta në Kosovë. Ne e dimë që janë edhe 1.617 të pagjetur. Këtu viktima nuk janë vetëm ata që u rrëmbyen por edhe familjet e tyre që ende nuk e dinë ku i kanë të pagjeturit”, tha Kurti.

Kurti shtoi se ka prezantuar një draft-vizion pasi draft-statuti i prezantuar nuk ishte i pranueshëm.

“Në këtë takim të sotëm pas marrëveshjes për të pagjeturit e dëgjuam me vëmendje ekipin menaxhues që prezantoi një draft statut me gjithsej 97 nene, që një draft statut i tillë është fundamentalisht i papajtueshëm me ligjshmërinë, kushtetutshmërinë, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane, por përkundër kësaj jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje.

Unë propozova një draft vizion që tregon kornizën që rregullon të drejtat e pakicave sipas të drejtave evropiane. Besoj se do të merret parasysh nga Borrell dhe Lajçak. Serbët do të kenë të drejta dhe bashkërisht do të kemi shoqëri që nuk lë askë prapa. Me këtë rast, theksoj se dorëzova tek ndërmjetësit një dokument”, përfundoi Kurti.

Tags: Albin KurtiKosovë - SerbiMarrëveshja e Asociacionit

Artikuj të Ndërlidhur

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
Rajoni

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

30/09/24 - 12:04
3
Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës
Politika

Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës

31/08/24 - 11:11
10
Rajoni

2-vjeçarja humb jetën pasi u rrokullis djepi ku ishte e lidhur

29/08/24 - 09:14
6
Next Post
Arrestohet në flagrancë shqiptari në Itali, rreth 20 kilogramë kokainë të gjetura në makinën e tij

Arrestohet në flagrancë shqiptari në Itali, rreth 20 kilogramë kokainë të gjetura në makinën e tij

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.