Trajneri i Manchester United Erik ten Hag i gëzohet suksesit të skuadrës së tij që e ringjiti në katër vendet e para.
“Luajtëm futboll shumë të mirë, veçanërisht në pjesën e parë. E dyta ishte më shumë një betejë. Nuk është e lehtë të fitosh ndaj një skuadre që nuk ishte mundur në 16 ndeshjet e fundit. Kishte pasion dhe dëshirë dhe ia dolëm.
Rashford bëri një finalizim të shkëlqyer. Edhe njëherë ai tregoi se është në formë të shkëlqyer dhe shpresoj që të vazhdojë kështu deri në fund të sezonit.
Nëse ruan këtë nivel përqendrimi dhe këto nivele energjie ai do të shënojë. Sigurisht që është një fitore shumë e rëndësishme. Jam krenar për ndeshjen e skuadrës sime”, tha tekniku holandez.