Manchester City është gjysmëfinalisti i radhës që do të ndeshet me Interin, në
finalen e madhe të Champions League.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me barazimin 1-1, ndaj kaluan në finale me rezultat të përgjithshëm 5-1.
Goli i parë erdhi në minutën e 23-, ku pas një aksioni City kaloi në epërsi 1-0. Në pjesën e dytë Reali i Madridit tentoi disa herë të thyente rezultat por pa sukses. Në minutën e 37-të ishte Haaland ai i cili doli i vetëm me Coutois, i cili priti goditjen ndërsa topi goditi traversën për të dalë jashtë. Djemtë e Guardiolës morën situatën në dorë, dhe Manuel Akanji shënoi 3-0.
Ende pa u mbyllur ndeshja Julian Alvarez shënoi golin e 4 duke i dhënë fitoren absolute Cityt. Kujtojmë se në finalen e madhe Manchesterin e pret skuadra e zikaltërve.