Një aksident i rëndë është shënuar në Fonte Nuova, periferi të Romës, ku pesë viktima, tre djem dhe dy vajza raportojnë autoritetet vendase, kanë humbur jetën.
Brigada e Zjarrfikësve nga të dhënat paraprake konfirmon lajmin e 5 humbjeve të jetëve, djem të moshave nga 17-21 vjeç.
Një person i gjashtë ndodhej në një makinë Fiat 500, i cili është transportuar menjëherë në spital.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 në via Nomentana. Makina me të cilën udhëtonin të rinjtë u përmbys disa herë për shkaqe ende të paqarta.