Ylli i Titanic Leonardo DiCaprio ka qenë një nga mbështetësit më të zjarrtë për mbrojtjen e lumit Vjosa. Menjëherë pas vendimit të shpalljes së lumit si Park Kombëtar, DiCaprio ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Sot është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit dhe ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme”, shkruan aktori Leonardo di Caprio.
Fushata për mbrojtjen e Vjosës mori një shtysë kur Leonardo DiCaprio postoi në lidhje me të në Instagram në vitin 2019, duke thënë: “Ky është një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës: por për sa kohë?”
Me vendim të Këshillit të Ministrave Vjosa u shpall Park Kombëtar, çka do të thotë se në nuk do të lejohet asnjë lloj ndërtimi që cenon lumin Vjosa. E gjithë sipërfaqja e lumit Vjosa, zona bregore, një pjesë e sipërfaqes tokësore, bashkë me tre degët e lumit Drino, Bënsh, Shushicës është shpallur Park Kombëtar, me një sipërfaqja totale 12 727 hektarë. Shpallja e lumit Vjosa si Park Kombëtar ndihmon ruajtjen e një prej lumenjve të fundit të egër të Europës. Ky status nuk do të mbrojë vetëm lumenjtë, por pritet të kthehet edhe në një burim të ardhurash për zonën.
Vjosa, me një gjatësi 272 kilometra, shërben si habitat i mbi 1,100 specieve, ndër të cilat 13 janë gjallesa në rrezik zhdukje në rang global. Këto vlera ekologjike dhe kulturore ofrojnë mundësi të mëdha për eko-turizëm dhe përfitime të tjera ekonomike për njerëzit që jetojnë në rajonin përkatës.
Lumi Vjosa rrjedh 168 milje (270 km) nga malet e Pindit në Greqi përmes kanioneve të ngushta, fushave dhe pyjeve në Shqipëri deri në bregdetin e Adriatikut. I lirë nga digat apo pengesat e tjera artificiale, ai është i pasur me specie ujore dhe numëron kafshë të egra të panumërta, duke përfshirë vidrën, shkabën e rrezikuar egjiptiane dhe rrëqebullin ballkanik të rrezikuar në mënyrë kritike, nga të cilët vetëm 15 vlerësohet të mbeten në Shqipëri.
Lexoni më tepër: Lumi do të rrjedhë i lirë përgjithmonë! Ylli i Titanic reagon pas vendimit të shpalljes së Vjosës Park Kombëtar