Luhet sot derbi kryeqytetas, Tirana-Partizani. Ky wshtë derbi që vendos për titullin kampion të këtij sezoni, me Partizanin që vjen në rolin e ‘sfidantit’, pasi është 2 pikë prapa.
Një fitore e mundshme e bardhebluve do ta thellonte diferencën në 5 pikë, që do të thotë se titulli do të mbetet bardheblu. Brazimi do të linte gjithçka të hapur, kurse fitorja e demave tw kuq do të thotë ndërrim vendesh në renditje mes dy skuadrave dhe më shumë shanse për të kuqtë, duke pasur parasysh anën morale dhe kalendarin.
Partizani feston fitoren e fundit ne derbi.
Orges Shehi është i penalizuar nga mungesat në formacion, që janë jo pak, por tre: Behiratçe, Hila dhe Hasani. Tirana ka alternativa, por stoli do të jetë i varfër në këtë derbi. Trajneri është munduar të largojë presionin nga skuadra e tij, duke theksuar se titullin nuk mbyllet në derbin e sotëm.
Trajneri italian i Partizanit Kolela e ka thënë qartë se vetëm fitorja ndaj Tiranës rihap çështjen e titullit. Të kuqtë vijnë në këtë ndeshje me një skuadër më të plotë dhe pa presion, pasi nuk kanë çfarë të humbasin.
Tifozëria e Tiranës, që do të jetë në maxhorancë në ‘Air Albania’. Interesimi për bileta këtë herë, duke parë edhe situatën, ka qenë më i lartë se asnjëherë më parë. Tashmw fjalën e kanë dy skuadrat në fushë.