Ndonëse përpara fillimit të ndeshjes ishin entuziast dhe të bindur se do të fitonin, fati nuk ishte në fushën e Kosovës. “ Fitore dhe asgjë tjetër” ishin fjalët e lojtarëve parafillimit të ndeshjes; por nuk arritën më shumë se një barazim 1:1 ndaj ekipit që konsiderohet më i dobëti në grupin I.
Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar. Kosova pati administrim thuajse të plotë të ndeshjes, por krijoi pak raste shënimi.
Por padyshim vlentë përmendet Goditja e Zenelit e cila u bllokua në minutën e 21-të dhe rasti i Muriqit, gjuajtja e të cilit u prit nga portieri.
Inkuadrimi i Edon Zhegrovës në pjesën e dytë freskoi sulmin dardan që shpejt dha fryte.
Ishte Rashica që dha një asist fantastik për Edon Zhegrovën, i cili realizoi në minutën e 59-të të ndeshjes. (GOLI)
Megjithatë, gëzimi i “Dardanëve” zgjati shumë pak, pasi Rosas barazoi shifrat dy minuta më pas me një gol me kokë. (GOLI)
Deri në momentet e fundit të ndeshjes, Kosova nuk u ndal për asnjë moment duke e kërkuar golin e fitores.
Me këtë barazim, Kosova mbetet ende pa fitore dhe ka dy pikë pas dy ndeshjeve në vendin e tretë. Në anën tjetër, Andorra merr pikën e parë në këto kualifikime.
Ndeshjet e radhës, Kosova i zhvillon në muajin qershor, ku do të përballet me Rumaninë më 16 qershor në “Fadil Vokrri” dhe tri ditë më vonë udhëtojmë për t’u përballur me Bjellorusinë.