Këtë të enjte 40 shqiptarë janë dëbuar nga Britania e Madhe, pasi kanë kaluar ilegalisht në Angli. Mësohet se charteri i parë ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit, sot në orën 11:30 min.
Policia Kufitare në Rinas bën më dije se të dëbuarit kanë mbërritur në atdhe dhe janë pritur nga familjarët e tyre.
Shqiptarët kanë punuar në të zezë, pjesa më ë madhe në ndërtim, por ka dhe nga ato të cilët janë dënuar nga shteti britanik, pasi kanë kryer vepra penale.
Të pyetur, 40 shqiptarët janë shprehur se janë trajtuar jo mirë nga shteti britanik, sidomos pas masave të repta të marra nga ministrja e brendshme Braver-man.
Nga ana tjetër, bëhet me dije se në datë 19 janar pritet të mbërrijë edhe një charter tjetër me shqiptarë të deportuar nga Britania.