fbpx
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Këto janë risi të reja që sjell Samsung Galaxy S23 Ultra

Tirana Press by Tirana Press
23/02/23 - 12:03
in Teknologji
A A
Këto janë risi të reja që sjell Samsung Galaxy S23 Ultra
2
VIEWS

Në nisje të shkurtit Samsung prezantoi serinë e re Galaxy S23 e cila përbëhet nga Galaxy S23, Galaxy S23+ dhe sigurisht modeli Galaxy S23 Ultra. Me Galaxy S23 Ultra, dy botë të inovacionit të Samsung Galaxy bashkohen në një kategori të vetme. Ky smartphone ka gjithçka që ka pjesa tjetër e serisë, dhe për ata përdorues më kërkues, ai sjell disa veçori më shumë.

Më poshtë ju listojmë disa nga karakteristikat e tyre.:

Performanca dhe jetëgjatësia e baterisë 

Lexo mëShumë

Arrestohet në Francë themeluesi i Telegram, akuzat që rëndojnë mbi të

AMA në bashkëpunim me TikTok, arrihet marrëveshja për eleminimin e përmbajtjeve të postuara në platformë

Me një ekran 6,8-inç QHD+ Edge Dynamic AMOLED 2X, ai ofron një sipërfaqe mbresëlënëse për të parë video, për të shkruar e-mail ose thjesht për të shfletuar në web, të gjitha këto gjithashtu bëhen më të lehta me S Pen. Pavarësisht zonës së madhe të ekranit, Galaxy S23 Ultra ka një shpejtësi të lartë rifreskimi Super Smooth prej 120Hz, e cila mund të shkojë deri në një 240Hz në Game Mode. E gjithë kjo mundësohet nga Snapdragon® 8 Gen 2, platforma më e fuqishme dhe efikase ndonjëherë në një smartphone Samsung Galaxy.

Bateria është një tjetër segment që mund të mos e konsiderojmë si prioritet kur zgjedhim një smartphone të ri në fillim, por sigurisht që kontribuon në cilësinë e përvojës së përdoruesit. Galaxy S23 Ultra është i pajisur me një bateri të fuqishme 5000mAh që garanton orë e orë të tëra përdorimi. Dhe kur është koha për të karikuar, me karikuesin 45W smartphone juaj do karikohet deri në 65% të kapacitetit të baterisë në vetëm 30 minuta. 

Kamera mbrësëlënëse (edhe në ndriçim të ulët)

Pjesa e pasme e Galaxy S23 Ultra është e kompletuar me pesë kamera shumë funksionale, të cilat, me shumë mbështetje softuerike dhe zgjidhje AI, ju mundësojnë të kapni foto të shkëlqyera në mjedise të ndryshme. Kamera Ultra Wide 12MP ofron një fushë shikimi deri në 120˚, e cila është e përkryer për  shkrepje me kënd të gjerë, qofshin ato foto në grup ose subjekt panoramik. Ekzistojnë gjithashtu dy kamera Telephoto me zmadhim optik 10x dhe 3x për fotografi cilësore pavarësisht distancës së objektit në fokus, një kamerë e përparme 12MP për selfie të qarta kristal dhe kamera me kënd të gjerë 200MP që përdor sensorin e ri ISOCELL HP2 të Samsung. Kjo kamerë e fuqishme është një nga asetet kryesore të versionit të ri Galaxy S23 Ultra, madje edhe ata që nuk janë tepër të njohur me teknologjitë e sensorëve të kamerës dhe harduerit shoqërues do të mbeten të impresionuar. Gjithashtu, aftësitë e përmirësuara të “Nightography” falë sensorit më të avancuar të kamerës dhe procesori më i shpejtë i Galaxy rregullojnë dritën e ulët. Edhe video është më e qëndrueshme në dritë të ulët me OIS më të mirë dhe teknologjinë që zvogëlon zhurmën duke i mbajtur videot kinematografike.

Dizajn elegant & rezistent 

Galaxy S23 Ultra i ofron  të dyja – një dizajn elegant dhe të qëndrueshëm. I përforcuar me xham Corning® Gorilla® Glass Victus® 2, ky smartphone definitivisht nuk do të dëmtohet pas aksidentit të parë. Me një vlerësim IP68 të rezistencës ndaj ujit që garanton zhytje deri në 1.5 metra ujë të freskët për deri në 30 minuta, nuk do të jetë problem edhe në rast shiu. Përveç rezistencës së përkohshme ndaj ujit dhe spërkatjeve, certifikimi IP68 garanton gjithashtu mbrojtje kundër pluhurit, rërës dhe grimcave të vogla – që do të thotë se mund ta merrni Galaxy S23 Ultra me vete në shëtitje ose në natyrë.

Telefonat inteligjentë të serisë Galaxy S23 janë në dispozicion në Shqipëri në ngjyrat: E gjelbër, krem, vjollcë e hapur dhe e zezë e tejdukshm. Galaxy S23 Ultra do të jetë në dispozicion me një çmim të sugjeruar me pakicë prej 161,999 lekë, Galaxy S23+ me 139,999 lekë dhe Galaxy S23 me 109,999 lekë në dyqanet partnere dhe online të Samsung.

Tags: Samsung Galaxy S23 Ultra

Artikuj të Ndërlidhur

Arrestohet në Francë themeluesi i Telegram, akuzat që rëndojnë mbi të
Bota

Arrestohet në Francë themeluesi i Telegram, akuzat që rëndojnë mbi të

25/08/24 - 09:34
8
AMA në bashkëpunim me TikTok, arrihet marrëveshja për eleminimin e përmbajtjeve të postuara në platformë
Aktualitet

AMA në bashkëpunim me TikTok, arrihet marrëveshja për eleminimin e përmbajtjeve të postuara në platformë

24/08/24 - 11:31
30
Rreziku ndaj aktiviteteve kriminale, Amsterdami ndalon përdorimin e aplikacionit Telegram
Teknologji

Rreziku ndaj aktiviteteve kriminale, Amsterdami ndalon përdorimin e aplikacionit Telegram

20/08/24 - 11:06
11
Presidenti i Venezuelës i shpall luftë WhatsApp: Përdoret nga fashistët
Bota

Presidenti i Venezuelës i shpall luftë WhatsApp: Përdoret nga fashistët

06/08/24 - 11:22
27
Next Post
Drejt rinovimit, Xhaka lojtari më jetëgjatë te Arsenal!

Drejt rinovimit, Xhaka lojtari më jetëgjatë te Arsenal!

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.