fbpx
E premte, 9 Maj, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë, lihet në burg ish- zyrtarja Alda Klosi

Tirana Press by Tirana Press
20/02/23 - 12:09
in Lajmi i Fundit
A A
Humb jetën xhaxhai i Alda Klosit, familjarët mohojnë përfshirjen në paratë e vjedhura. 120 mijë euro mbeten “pa pronar”
2
VIEWS

Në seancën e mëparshme Alda Kloi kërkoi lehtësim të masës së sigurisë nën pretencën, e kujdestarisë së nënën së moshuar dhe të verbër që nuk kishte kush kujdesej për të, mirpo kërkesa saj nuk u mor parasysh.

Kujtojmë se ish-zyrtarja e Kryeministrisë akuzohet për pastrim parash, deklarim të rremë dhe fshehje pasurie. Gjithashtu Klosi kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit duke argumentuar se ka 2 fëmijë të mitur dhe se ka në kujdestari edhe nënën e saj të verbër.

Sakaq ish-zyrtarja Klosi përfundoi pas hekurave pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi, e cili grabiti në shtëpinë e ish-zyrtares rreth 120 mijë euro. Të dyja po qëndrojnë në të njëjtin paraburgim te burgu i grave “325”.

Lexo mëShumë

Aksident në Pogradec, 5 të plagosur

Lajmi i Fundit/Aksident i rëndë në Vorë-Fushë Krujë, shoferi humb jetën

NJOFTIMI I GJYKATES:

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlërësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetases me iniciale A.K (Ç), e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimi i rremë, i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore, parashikuar nga nenet 257/a/2, 287/1 dhe 305/b të Kodit Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e datës15.12.2022, ku në Rrugën e “Kosovarëve”, tek pallati “Orion” është vjedhur banesa e shtetases me iniciale A.K (Ç). Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autorë të dyshuar të vjedhjes së banesës së shtetases me iniciale A.K (Ç), është shtetësja me iniciale R.D, e punësuar si pastruese së bashku me djalin e saj me iniciale H.D.
Me vendimin nr. 250 Akti, datë 07.02.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendosi:
– Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të kryer nga policia gjyqësore, ndaj personit nën hetim A.K(Ç), e dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimi i rremë, i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore, parashikuar nga nenet 257/a/2, 287/1 dhe 305/b të Kodit Penal.
-Caktimin ndaj personit nën hetim A.K(Ç) masën e sigurimit “arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale A.K(Ç), e cila kërkoi ndryshimin e vendimit, duke vlerësuar si të paligjshëm ndalimin dhe caktimin e një mase sigurimi të ndryshme nga ajo që ka vendosur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Seanca gjyqësore u zhvillua në mungesë të ankueses, në prezencë të mbrojtësit të zgjedhur prej saj, av.Ilirjan Muho.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 20.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irena Brahimi, vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 250 Akti, datë 07.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tags: Alda KlosiBurgGjykata Apelit

Artikuj të Ndërlidhur

Lajmi i Fundit

Aksident në Pogradec, 5 të plagosur

07/08/24 - 12:33
4
Automjeti përplaset me motorin, një i plagosur në Korçë
Aktualitet

Lajmi i Fundit/Aksident i rëndë në Vorë-Fushë Krujë, shoferi humb jetën

15/01/24 - 09:32
13
Lëkundjet sizmike trondisin Turqinë perëndimore, ja epiqendra 
Aktualitet

Tërmet 4.5 ball! Lëkundjet u ndjen në disa qytete të vendit

14/01/24 - 01:21
69
LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë qytetari në Gjykatën Penale të Tiranës
Lajmi i Fundit

LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë qytetari në Gjykatën Penale të Tiranës

12/01/24 - 11:59
20
Next Post
“I bën mirë ekonomisë së vendit, PS e vendosur, Balla: Amnistinë fiskale do ta miratojmë brenda sesionit

"Zoti Spaho mos e shkrep flakadanin", Balla: PD tentativa për përshkallëzimin e dhunës në Kuvend

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.