fbpx
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Keir Starmer, kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar

Tirana Press by Tirana Press
05/07/24 - 10:29
in Politika, Bota
A A
Keir Starmer, kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar
12
VIEWS

Pas një fitoreje të thellë që rrëzoi pushtetin 14-vjeçar të Partisë Konservatore, Partia Laburiste me prirje të majtë ka marrë frenat e qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri i ardhshëm Keir Starmer në fjalimin e tij të parë pas fitores tha se nga sot fillon një kapitull i ri për Britaninë dhe britanikët duke premtuar se do i japë fund viteve të vështira të krizës ekonomike dhe sfidave të vazhdueshme.

Ai do të vizitojë Mbretin Charles III në Buckingham Palace ditën e sotme dhe do të ftohet të formojë qeverinë e re.

Lexo mëShumë

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!

“Ne ia dolëm. Keni bërë fushatë për të, keni luftuar për të, keni votuar për të. Ndryshimi fillon pikërisht këtu, sepse kjo është demokracia juaj, komuniteti juaj dhe e ardhmja juaj. Tani është koha që ne të marrim frerët edhe të drejtojmë vendin. Unë nuk ju premtoj se do të jetë e lehtë. Të ndryshosh një vend nuk është si të hapësh një derë me një çelës. Është punë e vështirë. Thamë se do t’i japim fund kaosit dhe do ta bëjmë. Sot fillojmë kapitullin tjetër. Faleminderit shumë, të gjithë.”

Keir Starmer është një avokat i të drejtave të njeriut nga një qytet i vogël në Anglinë jugore. Starmer ka qenë një politikan për vetëm nëntë vjet dhe që kur u kurorëzua si lider i Laburistëve në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020, e ka drejtuar partinë e tij nga humbja më e keqe zgjedhore në gati një shekull për t’u bërë forca dominuese në politikën britanike.

Me këtë fitore dërrmuese, Starmer është lideri i parë nga partia e qendrës së majtë që fiton zgjedhjet kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar që nga Tony Blair, i cili fitoi tre mandate radhazi duke filluar nga viti 1997. Ai fitoi duke u premtuar votuesve ndryshim, por edhe qetësi, duke u zotuar të rivendosë stabilitetin në jetën publike dhe t’i japë Britanisë “dritën e diellit të shpresës” pas 14 viteve trazira nën konservatorët.

Në vitin 2015 u zgjodh deputet, në 2019 fitoi lehtësisht zgjedhjet paraprake të partisë për të pasuar Jeremy Corbyn, i cili u mund nga Boris Johnson. Starmer ka qenë deputet që nga viti 2015 dhe lider i opozitës, sfiduesi kryesor i kryeministrit Rishi Sunak nga viti 2020 kur u zgjodh lider i Laburistëve.

Tags: KERI STARMERKRYEMINISTRI i ri britanik

Artikuj të Ndërlidhur

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
Rajoni

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

30/09/24 - 12:04
3
Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!
Bota

Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!

30/09/24 - 08:37
38
Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë
Bota

Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë

30/09/24 - 08:36
3
Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Next Post
5€ tarifa që do të paguani për të kaluar në tunelin e Llogarasë

5€ tarifa që do të paguani për të kaluar në tunelin e Llogarasë

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.