Sipas disa studimeve të bëra nga shkencëtarë të huaj, ekzitojnë disa ushqime të cilat munden të përmirësojnë humorin duke nxitur çlirimin e disa hormoneve në tru.
Humori arrin të ndikojë tek njerëzit në ecurinë e ditës. Ndaj një humor i keq, do të thotë një ditë e keqe gjithashtu. Humori negativ shkaktohet si pasojë e dozave të ulëta të dopaminës dhe serotoninës, hormone të cilat prodhohen në tru. Këto të dyja janë përgjegjëse për mendimet e gëzuara dhe ndjenjat pozitive.
Krijimi i një regjimi ushqimor mundet të përmirësojë humorin tuaj, ama ushqimet e mëposhtëme arrijnë të përmirësojnë humorin në mënyrë krejt natyrale dhe të menjëherëshme.
Buka me drithëra
Buka me drithëra është e pasur me karbohidrate të cilat arrijnë të ngacmojnë qelizat e trurit dhe të nxisi nivelin e serotoninës.
Çokollata e zezë
Çokollata është një ushqim i cili ‘gëzon’ trurin tuaj. Ajo përmban mjaft antioksidantë të cilët mund të ngrejnë humorin dhe të trajtojnë simptomat e depresjonit.
Spinaqi
Spinaqi është i pasur me hekur dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, duke nxitur kështu prodhimin e hormoneve të mira.
Portokallet
Portokalli është një ndër agrumet më të rekomanduara kundër depresionit. Vitamina C dhe folati të cilat ajo përmbajnn, ndihmojnë në rritjen e nivelit të dopaminës.
Peshku
Peshku është mjaft i pasur me acide yndyrore, omega-3 të cilat gjthashtu ndikojnë në nivelet e seratoninës.