Shteti i Monakos karakterizohet si ‘shesh lojërash’ për bosët e miliarderëve. E jo vetëm kjo, por në këtë principatë, njerëzit kanë jetëgjatësinë më të gjatë në botë?
Referuar të dhënave të Our World in Data, në bregun jugor të Francës deri tani numërohen rreth 40 mijë banorë dhe foshnjat e lindura sot, kanë një jetëgjatësi prej 85.9 vite jetë.
Nga ana tjeteër Republika e Çadit, një vend mes Afrikës veriore dhe asaj qendrore, renditet në fund të listës.
Njerëzit në vendin afrikan, një nga më të varfrit në botë, kanë një jetëgjatësi mesatare prej vetëm 52.5 vjetësh.
Këto janë 10 vendet e botës ku njerëzit kanë jetëgjatësinë më të lartë dhe 10 vendet me jetëgjatësinë më të vogël.
10 vendet me jetëgjatësinë më të lartë janë:
- Monako – 85.9 vjet
- Hong Kong – 85,5 vjet
- Makao, Kine – 85.4 vjet
- Japonia – 84.8 vjet
- Australia – 84.5 vjet
6. Zvicra – 84 vjet
7. Malta – 83.8 vjet
8. Koreja e Jugut – 83,7 vjet
9. Lihtenshtajni – 83.3 vjet
10. Norvegjia – 83.2 vjet
10 vendet me jetëgjatësinë më të ulët janë:
1. Çad – 52.5 vjet
2. Nigeri – 52.7 vjet
3. Lesoto – 53.1 vjet
4. Republika e Afrikës Qendrore – 53,9 vjet
5. Sudani i Jugut – 55 vjet
6. Somali – 55.3 vjet
7. Eswatini – 57,1 vjet
8. Bregu i Fildishtë – 58,6 vjet
9. Guinea – 58,9 vjet
10. Mali – 58,9 vjet