Letërsia erotike ende është tabu në vendin tonë. Jo ç’do kush mundet që ta lexojë pasi fshihet pas ”mantelit të turpit “. Por autorët e këtij zhaneri na tregojnë se duhet të përballemi me realiteti, të pranojmë veten ashtu siç jemi pasi letërsia erotike sështë gjë tjetër veçse momente nga jeta reale të konvertuara në vargje qoftë në roman, prozë a poezi.
Por cilët janë romanet që duhet të shfletoni me patjetër?
Ne po ju listojmë disa prej tyre…
120 ditët e Sodomës – Markez de Sade (120 Days of Sodom – Marquis de Sade)
Shkruar në një copë letre 12 metër të gjatë nga fisniku francez i burgosur Markezi de Sade, 120 Ditët e Sodomës vazhdimisht renditet si një nga ata më me ndikim, gjerësisht i përcaktuar në zhanrin e romaneve “erotikë”. Është shkruar në vitin 1785 dhe tregon historinë e katër fisnikëve të pasur, të cilët vendosin që të përjetojnë si kënaqësi të fundit një seri orgjish dhe aktesh seksuale të ndërlikuara. Burrat ndryhen në një kështjellë me 46 “viktimat”, shumica e të cilëve janë të rinj e të reja. Aktet seksuale kryhen me perversitet e deri në dhunë e si përfundim, të 46 viktimat theren për kënaqësinë e meshkujve. Romani u përshtat si film në vitin 1975 që ishte sigurisht, edhe ai i diskutueshëm. Si romani dhe filmi, edhe pse ishin kontroversë, janë përshëndetur si vepra të mëdha.
- Lolita – Vladimir Nabokov (Lolita – Vladimir Nabokov)
Lolita është botuar në vitin 1955 (Paris) dhe në vitin 1958 (Neë York) nga autori ruso-amerikan, Vladimir Nabokov. Tronditi komunitetin letrar dhe botën në përgjithësi; jo për përshkrimet erotike, por më tepër për diskutimin e hapur të tërheqjes seksuale të një mashkulli ndaj një vajze shumë më të re. Humbert Humbert, një mësues, lëviz në një shtëpi pushimi gjatë verës. Atje takonte bijën e pronarit, Dolores. Shpejt bie në dashuri me Dolores dhe përpiqet ta tundojë. Në një moment, ai e merr në një hotel dhe i jep pilula për të fjetur, me qëllime të papërshtatshme. Libri u kritikua rëndë nga kritikët dhe lexuesit po ashtu për përshkrimet në vetë të parë të perversiteteve të një mashkulli. Pavarësisht polemikave, romani konsiderohet sot të jetë një nga të mirët që është shkruar ndonjëherë në shekullin XX, e vjen i katërti në listën e hartuar nga Biblioteka Moderne e Romaneve më të Bukur Anglezë.
- Historia e O-së – Pauline Reage (The Story of O – Pauline Reage)
Botuar në vitin 1954, Historia e O-së është një roman i shkruar nga autorja franceze Pauline Reage, e cila eksploron temat e dominimit dhe nënshtrimit. Personazhi që është edhe në titull, O-ja është një grua e ardhur në një grup elitar për trajnimin dhe modifikimin trupor lidhur me dominimin; e ndër të tjera ka një markë rrobash në të ndenjura, si etiketë pronësie në formën e një piercing-u. O, nën ndikimin e “pronarit” të saj, Sër Stephen bind një modele për ta parë “thjesht se si duket”. Modelja skllavërohet gjithashtu. Në fund të romanit, O-ja braktiset nga Sër Stephen dhe kërkon “leje” për të vdekur, e cila i jepet. Romani u shkrua fillimisht si seri letrash dashurie nga autorja për të dashurin e vet, i cili admironte veprat e Markezit de Sade (shiko 120 ditët e Sodomës). Për shkak të natyrës së prekshme të librit dhe periudhës në të cilën është botuar, Reage ishte një pseudonim i njohur i përdorur nga shkrimtarja, me emrin Anne Desclos.
- 50 hijet e Greit – EL James (Fifty Shades of Grey – EL James)
Që nga publikimi i tijnë vitin 2011, 50 hijet e Greit të EL James është bërë një nga romanet e përfolura më shumë bestseller. Nga njëra anë, ai kaloi edhe shitjet e J.K. Roëling në Britaninë e Madhe. Fillimisht, bazuar në trillerin Tëilight (Muzgu), historia flet për një studente të re, Anën, e cila takon Christian Grey-n, një sipërmarrës i pasur; dhe të dy angazhohen në një lidhje seksuale “mjeshtër – çirake”. Jo vetëm që është libri më i kritikuar, i përshkruar si i mërzitshëm dhe i shkruar keq”, por ngjalli gjithashtu polemika për trajtimin literal të praktikave dominante seksuale. Disa shtete në Amerikë, si Florida, e zhdukën nga bibliotekat. Qyteti brazilian Macaé nxori vendimin se duhej zhdukur edhe nga libraritë.
- Delta e Afërditës – Anais Nin (Delta of Venus – Anaïs Nin)
Kubanezo-spanjollja, e lindur franceze Anaïs Nin u transferua në Paris në vitin 1924 me të shoqin Hugh Parker Guiler. Atje, u ndikua nga shkrimtarët francezë e më pak nga ata amerikanë, duke shkruar me zemërim në ditarin e saj që u bë një burim i rëndësishëm idesh për shumë libra të tjerë. Është takuar me shkrimtarin Henry Miller dhe gruan e tij aso kohe June, e sipas librave të shkruar nga të dy, Miller dhe Nin dhe sipas letrave të tyre private, Nin ishte e përfshirë në një trekëndësh pikant dashurie mes Millerit dhe June-it. Në Deltën e Afërditës, publikuar pas vdekjes në vitin 1977, Nin eksploron shumë prej temave tabu të seksualitetit, duke përfshirë edhe vuajerizmin (sa për sqarim, mos u ofendoni ju që e dini J voyeurism – interesi seksual për të përgjuar dhe parë sjelljet seksuale e intimitetin e të tjerëve). Koleksioni i pesëmbëdhjetë i tregimeve të saj u autorizua nga një “koleksionist”, i cili i dëshironte tregimet për përdorim privat. Si shumica e veprave të Nin, Delta e Afërditës fokusohej në eksplorimin dhe shfrytëzimin e femrës.
- Tropiku i Gaforres – Henry Miller (Tropic of Cancer – Henry Miller)
Kur Henry Miller më në fund ia doli të botonte “Tropikun e Gaforres” në vitin 1932, libri u ndalua në Amerikë. Me rrëfimin në vetë të parë që dukej më shumë si biografi, sesa si letërsi artistike, përshkrimet e tij të jetës brenda e jashtë Parisit ishin jashtëzakonisht realiste. Në libër Miller mallkon dhe kritikon njerëzit e racave të ndryshme dhe përshkruan gratë në akte që aso kohe konsiderosheshin si të fëlliqura dhe të egra. Miller nuk i lë asgjë imagjinatës kur vjen puna tek seksi, por kjo pjesë letrare është shumë më tepër sesa një roman “romantik”. Skenat më me rrezik ishin pjesë e një vizioni të përgjithshëm artistik. Romani u bë i famshëm në Parisin liberal, ku lejohej të blihej e shitej nëpër librari. Kur u lejua të shitej në Amerikë gjatë viteve ’60, u bë një element kryesor i çdo librarie.
- Candy-Terry Southern (Candy-Terry Southern, Mason Hoffenberg)
Terry Southern, autor që ka punuar në filma si Dr. Strangelove dhe Easy Rider, shkroi dhe publikoi romanin së bashku me Mason Hoffenberg në vitin 1958. Candy është një vajzë e re që në përpjekje për të ndihmuar të tjerët, përfshihet seksualisht me meshkuj që duan vetëm ta zotërojnë dhe sundojnë. Me skenat seksuale në plan të parë, romani është thuajse kontrovers edhe në standardet e ditëve të sotme. Revistat e kanë listuar romanin si një prej 25 librave më seksi që janë shkruar ndonjëherë dhe është përshtatur si film për të rritur në vitin 1978.
- Bluja është një ngjyrë e ngrohtë – Julie Maroh (Le Bleu Est Une Couleur Chaude – Julie Maroh)
Një roman “piktoresk”, “Bluja është një ngjyrë e ngrohtë” meriton vendin e vet në këtë listë për përshkrimet e dashurisë dhe seksit mes dy femrave që kanë rënë në dashuri me njëra-tjetrën. Shkruar nga Julie Maroh dhe botuar në vitin 2010, historia nis me Klementinën, një studente të re dhe Emën, një grua më të madhe me flokë të lyer blu. Dy femrat bien thellësisht në dashuri dhe fillojnë një marrëdhënie seksuale, e cila përshkruhet fjalë për fjalë në roman. Në vitin 2013, libri u përshtat në një film që mblodhi shumë kritika dhe fitoi shumë vlerësim prej polemikave që hapi.