Pavarësisht se nuk po aktivizohet nga trajneri i interit Inzagi, në Itali e shohin Kristjan Asllanin si një nga talentët e së ardhmes dhe të shumta janë interesimet për të.
Mediat italiane raportojnë se edhe Napoli është në kërkim të mesfushorit të Kombëtares.
Drejtori i ri sportiv i Napolit do të jetë Pietro Acardi dhe menjëherë ka nisur nga puna për të vënë në piketa futbollistët e parë që mund të transferojë te skuadra tashmë kampione e Italisë.
Së bashku me Asllanin, Akardi kërkon që të ketë në skuadrën e Napolit edhe shërbimet e Benaser nga Milani, apo edhe Hamed Traoren e Sasuolos. Merkatoja e verës, pritet të jetë e nxehtë për mesfushorin shqiptar pavarësisht se shpesh herë drejtuesit e Interit kanë shprehur besim në të.