Shqipëria do të përballet në miqësore me Kilin më 22 mars në orën 20:45.
Ashtu siç pritej, interesimi për të parë live përfaqësuesen kuqezi është shumë i lartë, pasi deri tani janë shitur afro 11 mijë e 500 bileta, lajm ky i konfirmuar nga drejtuesit e FSHF-së për News 24.
Ndërkohë, Silvinjo dhe kuqezinjtë në një atmosferë shumë pozitive po vijojnë përgatitjen në “Shtëpinë e Futbollit”, në Tiranë.