Të mërkurën Interi do të përballet ndaj Portos në San Siro, ndeshje e vlefshme për raundin e parë të fazës me eliminim direkt.
Një biletë për në çerekfinale për zikaltërit do të ishte shumë e vlefshme nga ana financiare. Nëse zikaltërit arrijnë të kualifikohen për në fazën tjetër pas dy sfidave me portugezët, ata do arkëtojnë plot 20 milionë euro në arkat e tyre, ndër 10,6 milionë janë të garantuara nga UEFA, ndërsa pjesa tjetër nga bonuset e sponsorëve.
20 milionë euro do të arkëtoheshin jashtë buxhetit, një shifër tepër e lartë plus në favor të tyre. Me këto para, përveç ndonjë transferimi të ndonjë lojtari të mundshëm, mund të shkojnë për të planifikuar disa rinovime të rënda, të klasit të lartë, si ajo e Calhanoglu dhe Bastonit.
Të dy lojtarët në fjalë janë në prag të rinovimit dhe gjithashtu janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm për zikaltërit, dhe me paratë e fituara nga një kalim i mundshëm në çerekfinale, do të shmangnin ndonjë situatë si e Skriniarit, duke rinovuar pa problem kontratat e dy lojtarëve, Calhanoglu dhe Bastoni.