Disa sportistë kosovar janë gjendur në Turqi në momentin kur ka rënë tërmeti shkatërimtar. Pjesë e një një turneu ndërkombëtar në Kahramanmarash, kanë shpëtuar shëndosh e mirë nga lëkundjet 7.7 ballë e shkallës rihter.
Hoteli ku qëndronte ekipi i FMK-së, është dëmtuar, si dhe objektet përeth janë rrafshuar të gjitha. Fatmirësisht të gjithë djemtë e ekipit kanë shpëtuar pa asnjë lëndim e janë kthyer dhe në heronj duke ndihmuar në nxjerrjen e personave nën rrënoja.
Federata e Mundjes së Kosovës ka dalë me një njoftim, përmes së cilit tregon se djemtë janë mirë me shëndet dhe janë transferuar në qytetin Kajseri.
Njoftimi i plotë:
Ekipi i Federatës së Mundjes së Kosovës pjesëmarrëse në turneun ndërkombëtar në Kahramanmarash të Turqisë, ku fal zotit i shpëtoi më së keqes nga tërmeti katastrofal 7.7 shkallë. Të gjitha objektet afër hotelit ku ishin të vendosur ekipi i FMK-së janë rrafshuar për tokë. Mundësat tanë treguan heroizëm të pa parë duke ndihmuar njerëzit të mbetur nën gërmadha. Ekipa e FMK-së për momentin është vendosur në qytetin Kajseri. Faleminderit për interesimin të gjithëve e në veçanti: Naim Muja, Daulina Osmani, Afërdita Fazlija, Ismet Krasniq, Besim Alliti, Blerim Dajaku.”
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=231610519213451&id=100070935144810