Një 25 vjeçar ka rënë në prangat e policisë kufitare në Morinë, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë.
Nga kontrollet dhe shkëmbim informacioni me Interpol Tirana, forcat doganore kanë arrestuar të riun pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Mashtrim i rëndë”.
J. D., 25 vjeç, banues në Fushë Kosovë.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Bambergut, Gjermani, me vendimin e datës 14.06.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi i rëndë”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.
Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.