fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

I nxehti ekstrem: Kosova merr masa për punëtorët, në Shqipëri nuk ndërmerret asnjë veprim

Tirana Press by Tirana Press
16/07/24 - 08:07
in Uncategorized
A A
I nxehti ekstrem: Kosova merr masa për punëtorët, në Shqipëri nuk ndërmerret asnjë veprim
7
VIEWS

Në Kosovë janë marrë disa masa për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe punëtorëve nga temperaturat e larta të këtyre ditëve. Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të kufizojë orarin e punës për disa kategori, duke përfshirë sektorin e ndërtimtarisë dhe gratë shtatzëna.

Gratë shtatzëna: Lirim nga puna nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024, nëse lirimi nga puna nuk është i mundur, ato duhet të punojnë nga shtëpia.

Qytetarët me sëmundje kronike: Të punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024.

Lexo mëShumë

Regjistrimet në klasat e para, denoncimi: Drejtorët po u vënë gjoba prindërve

Akuza për vrasjen e gazetarit investigativ, ish-zyrtari në Las Vegas dënohet me burgim të përjetshëm

Sektori i ndërtimtarisë: Ndalohet puna në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00 nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024.

Inspektorati i Punës ka dalë në terren për të mbikëqyrur respektimin e këtyre vendimeve. Subjektet që nuk respektojnë vendimet do të gjobiten, ndërsa në varësi të temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht 2024 do ndërmerren masa të tjera.

Por teksa Kosova ka marrë këto masa, në Shqipëri ato janë inekzistente. Sektori i ndërtimit, ai që është më tepër i ekspozuar ndaj punës në ambiente të jashtme dhe temperatura ekstreme, vijon aktivitetin pa ndërprerje. Edhe pse në këtë sektor tani mosha mesatare e punëtorëve është relativisht e madhe, asnjë masë nuk është marrë për mbrojtjen e tyre nga i nxehti afrikan që ka pushtuar vendin.

Gjatë këtyre ditëve, institucionet shqiptare janë mjaftuar me paralajmërime në rrjetet sociale për vapën dhe lajme për fluksin e shtuar të pacientëve të goditur nga temperaturat ekstreme.

Tags: i nxeheti pervelueskosovemerren amsane shqiperi asnje veprim

Artikuj të Ndërlidhur

Regjistrimet në klasat e para, denoncimi: Drejtorët po u vënë gjoba prindërve
Uncategorized

Regjistrimet në klasat e para, denoncimi: Drejtorët po u vënë gjoba prindërve

30/08/24 - 09:46
5
Akuza për vrasjen e gazetarit investigativ, ish-zyrtari në Las Vegas dënohet me burgim të përjetshëm
Uncategorized

Akuza për vrasjen e gazetarit investigativ, ish-zyrtari në Las Vegas dënohet me burgim të përjetshëm

29/08/24 - 07:03
4
Uncategorized

Goditi infermierin në QSUT, arrestohet 23-vjeçari nga Tirana

15/08/24 - 09:23
4
Avokatja britanike – Paralajmërohet një valë e re emigrantësh shqiptarë që do të kalojnë Kanalin këtë verë
Uncategorized

Vendet që humbin më shumë njerëz për shkak të emigracionit, si renditen Shqipëria dhe Kosova

13/08/24 - 08:23
3
Next Post
Google AI i jep fund debatit se kush është më i miri mes Ronaldos dhe Messit

Google AI i jep fund debatit se kush është më i miri mes Ronaldos dhe Messit

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.