Gjykata e Posaçme ka dënuar më 8 vite e 8 muaj burg Gentjan Malindin. Malindi akuzohet për trafikimin e 137 kilogram kokainë në Portin e Durrësit në vitin 2019.
Mailindi priste t’i dorëzohej sasia e lëndës narkotike e llojit kokainë.
Kush është Gentian Malindi?
Malindi me profesion jurist, është djali i avokatit Ilir Malindi. Ai është një person me precedent të mëparshëm penal.
Më 8 qershor të 2013 ai është arrestuar nga policia pasi kap me 500 kg drogë të llojit kanabis sativa, por më vonë gjykata e liroi. Droga u kap nga policia në zonën e Plazhit, e fshehur në furgon tip “Benz Mercedez”, me targë AA 938 AE, e cila kishte si destiancion Italinë.
Por 42-vjeçari është i njohur në fushën e biznesit të peshkut. Ai ka në pronësinë e tij varkë e cila peshkon në detin Adriatik, që në QKR mban emrin e biznesit “Anyway”.
Më 18 nëntor të 2018 Malindi, ka paditur edhe Policinë Kufitare, pasi sipas tij nga kontrollet e njëpasnjëshme që i ka bërë në varkën e peshkimit, i shkaktuan dëm ekonomik e moral. Madje babai i tij, Ilir Malindi më 30 tetor të 2014 ka paditur në Gjykatë edhe ish-ministrin Saimir Tahiri, se Policia Shtetit përndjek dhe dhunon djalin e tij për këtë çështje. Ai kërkoi në gjykatë 5 milionë dëmshpërblim.