Prej vitit 2014 Policia Shqiptare në bashkëpunim me Policinë Greke, kanë nisur operacionin “Ëndrra e keqe”.
Shtetasi Naim Maloku, 55 vjeç është kapur në flagrancë dhe arresuar në zonën e lagjes “Argjinatura”, Kamëz nga uniformat blu.
Kujtojmë se Maloku është dënuar më herët me 6 vite e 8 muaj burg, nga Gjykata e Shkallës së Dytë me veprën penale “Trafikim I lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim.
55-vjeçari është shpallur në kërkim, në vitin 2014, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Ëndrra e keqe”, i zvilluar mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, gjatë të cilit janë sekuestruar në total, në të dyja vendet (Shqipëri dhe Greqi), 273 kg drogë, 4100 euro, si dhe janë arrestuar 6 shtetas, 3 në Shqipëri dhe 3 Greqi, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetin trafikonin lëndë narkotike.