fbpx
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Hyn në fuqi ndalimi i aborteve pas gjashtë javëve shtatzëni në Florida

Tirana Press by Tirana Press
02/05/24 - 10:55
in Bota
A A
Hyn në fuqi ndalimi i aborteve pas gjashtë javëve shtatzëni në Florida
10
VIEWS

Më 1 maj hyri në fuqi ligji i ri në Florida të SHBA-së që ndalon shumicën e aborteve pas gjashtë javëve shtatzëni – kur shumë gra ende mund të mos e dinë që janë shtatzënë. Disa mjekë kanë shprehur shqetësimin se gratë nuk do të kenë më qasje në kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

Leah Roberts, një endokrinologe riprodhuese dhe specialiste e fertilitetit nga Boca Fertility, thotë se ligjet kundër abortit të miratuara nga Florida dhe shtetet e tjera të udhëhequra nga republikanët po shkruhen nga njerëz që nuk e kuptojnë shkencën mjekësore.

Rregullat nuk prekin vetëm gratë që duan aborte për shkak të zgjedhjes personale, por edhe shtatzënitë e paqëndrueshme për gratë që duan të kenë fëmijë.

Lexo mëShumë

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!

Ndalimi i ri përjashton ndalimin e aborteve kur flitet për shpëtimin e jetës së një gruaje, si dhe në rastet që përfshijnë përdhunim dhe incest.

Por, Roberts thotë se punonjësit e kujdesit shëndetësor pengohen të kryejnë abort në shtatzënitë e paqëndrueshme që ata e dinë se mund të bëhet vdekjeprurëse, si p.sh. kur fetusit i mungojnë organet.

“Përveç rrezikut fizik, ekziston edhe trauma psikologjike e detyrimit për të mbajtur një fetus që nëna e di se nuk do të jetë kurrë një fëmijë i shëndetshëm,’ tha Roberts.

“Ata i ndiejnë goditjet për muaj të tërë pasi u thuhet se nuk do të kenë kurrë një lindje të gjallë”, tha Roberts.

Ekipi i presidentit amerikan, Joe Biden, e fajësoi për ndalimin “ekstrem” ish-presidentin Donald Trump.

 “Trump është i shqetësuar që votuesit do ta mbajnë atë përgjegjës për mizorinë dhe kaosin që krijoi. Ka te drejte. Trump hoqi të drejtat dhe lirinë e grave në Amerikë. Këtë nëntor, votuesit do t’i japin atij një mësim të vlefshëm: Mos u ngatërro me gratë e Amerikës”, tha Biden në një deklaratë për ndalimin e ri të abortit.

Presidenti amerikan, Joe Biden nënshkruan urdhrin ekzekutiv për Covid-19 gjatë minutave të tij të para në Zyrën Ovale, në Shtëpinë e Bardhë. Uashington 20 janar 2021.

Roberts tha se ajo është e shqetësuar se kufizimet do të nxisin mjekët veteranë të largohen nga Florida, siç kanë bërë në shtetet e tjera që kanë miratuar ndalimin e abortit.

 “Ne do të kemi më pak qasje në kujdesin për popullatën tonë të përgjithshme, edhe nëse është vetëm kujdesi bazë i maternitetit dhe kujdesi normal gjinekologjik sepse njerëzit po largohen”, tha Roberts.

Përveç kësaj, gratë do të duhet të udhëtojnë larg shtëpisë për të kryer abort.

Gjykata e Lartë e Floridës, me pesë nga shtatë anëtarët e saj të emëruar nga guvernatori republikan Ron DeSantis, vendosi muajin e kaluar në mbështetje të ndalimit të shumicës së aborteve pas 15 javësh të shtatzënisë, gjë që hapi rrugën për ndalimin e abortit gjashtëjavor. Ndalimi 15-javor, i nënshkruar nga DeSantis në vitin 2022, ishte zbatuar edhe gjatë kohës sa po kundërshtohej në gjykatë. Ndalimi gjashtë-javor, i miratuar nga legjislativi një vit më vonë, u shkrua në atë mënyrë që të mos hynte në fuqi deri në një muaj pas miratimit të ligjit të vitit 2022.

Shumica e shteteve të kontrolluara nga republikanët kanë miratuar ndalime ose kufizime për abortet që kur Gjykata e Lartë e SHBA-së përmbysi “Roe kundër Wade” në qershor të vitit 2022./rel

Tags: Floridaligji kunder abortit

Artikuj të Ndërlidhur

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
Rajoni

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

30/09/24 - 12:04
3
Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!
Bota

Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!

30/09/24 - 08:37
38
Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë
Bota

Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë

30/09/24 - 08:36
3
Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Next Post
Takimi i ftohtë me Veliajn? Rama: Vetëm Ali Ahmeti më kthente këtu

Takimi i ftohtë me Veliajn? Rama: Vetëm Ali Ahmeti më kthente këtu

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.