Bomberi norvegjez shënoi dy herë në suksesin 1-4 ndaj Southamptonit. Pep Guardiola e përjeton me emocion të madh efikasitetin e Erling Haaland dhe golat e tij të shumtë.
Ai dërgon Manchester City në -5 pikë nga Arsenali.
Gjatë 27 ndeshjeve Haaland arriti në kuotën e 30 golave në sezonin e parë. Guardiola është i kënaqur me performancat e tij, të cilin e krahason me dy super lojtarët Messi dhe Ronaldo.
Messi dhe Ronaldo ishin dy lojtarët më të fortë dhe Haaladi me përkushtimin e tij pothuajse arriti në të njëjtin nivel me ta.
Trajneri spanjoll theksoi se edhe pse i dëmtuar, Haaladi luajti për më shumë se një orë dhe ku e ndihmoi pafund skuadrën e tij. Meriton të vlerësohet e për ne patjetër që është si Ronaldo dhe Mesi.