fbpx
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Greqia në udhëkryq – Mitsotakis dhe Tsipras refuzojnë mandatin për të formuar qeverinë

Tirana Press by Tirana Press
23/05/23 - 02:16
in Rajoni
A A
Greqia në udhëkryq – Mitsotakis dhe Tsipras refuzojnë mandatin për të formuar qeverinë
6
VIEWS

Pak ditë më parë në Greqi u mbajtën zgjedhjet Parlamentare ku doli fitues partia “Demokracia e Re” e kryeministrit Kiriakos Mitsotakis, e cila nuk i ka dhënë atij shumicën për të formuar qeverinë.

Sipas mediave vendase në 25 qershor shteti Helen do të votojë sërisht pasi një parti duhet të marrë një shumicë prej të paktën 151 vendesh në Kuvend, nga 300 në total, për të formuar qeverinë e re. Vetë Mitsotakis nuk pranoi që të krijojë një qeveri koalicioni dhe ditën e djeshme i komunikoi Presidentes Katerina Sakellaropoulou se nuk janë kushtet për të qeverisur vendin, duke kërkuar që të përshpejtohen procedurat për të shkuar sërish në zgjedhje më 25 qershor.

Por pas kryeministrit edhe lideri i SYRIZA Aleksis Tsipras i është drejtuar sot Pallatit Presidencial, për të refuzuar mandatin që i lejon krijimin e një qeverie koalicioni, edhe pse shumë besonin në një bashkëpunim të tij me PASOK dhe partitë e tjera opozitare për të larguar Mitsotakis nga pushteti.

Lexo mëShumë

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

“Siç e dini, nuk janë krijuar kushtet për të formuar një qeveri. Ndaj iu përgjigja detyrimit tim institucional dhe t’ju them që nuk do të marr mandatin”, i tha ai Presidentes greke.

Ndërkohë, në dalje nga pallati presidencial, Tsipras deklaroi se rezultati i zgjedhjeve është i dhimbshëm, si për SYRIZA-n ashtu edhe për shoqërinë greke.

Ai iu kërkoi falje njerëzve që u lënduan nga rezultati dhe njëkohësisht tha se merr përgjegjësinë e plotë për përqindjen e ulët të votave që arriti të marrë partia e tij.

“Kërkoj falje dhe marr përgjegjësinë e plotë për rezultatin e zgjedhjeve”, u shpreh ai.

Pas Tsipras, stafetën e mandatit për të krijuar qeverinë do ta marrë kreu i PASOK-ut, Nikos Androulakis, i cili pritet që po ashtu ta refuzojë menjëherë atë, duke çuar Greqinë drejt zgjedhjeve të reja.

Tags: Aleksis TsiprasKyriakos MitsotakisZgjedhje

Artikuj të Ndërlidhur

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
Rajoni

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

30/09/24 - 12:04
3
Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës
Politika

Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës

31/08/24 - 11:11
10
Rajoni

2-vjeçarja humb jetën pasi u rrokullis djepi ku ishte e lidhur

29/08/24 - 09:14
6
Next Post
Task Forcë rikthehet për qeset plastike – Ibrahimaj dhe Kumbaro paralajmërojnë masat ndëshkuese

Task Forcë rikthehet për qeset plastike – Ibrahimaj dhe Kumbaro paralajmërojnë masat ndëshkuese

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.