Projekti ka qenë gjithmonë pjesë e diskutimeve në institucionet greke, por asnjëherë nuk ishte marrë një vendim final për ndërtimin e tij. Ministri grek i Transporteve, Kostas Karamanlis tha se “ky është një projekt emblematik, i cili filloi të planifikohej dhe diskutohej para vitit 2005, por më së fundi u bë realitet.”
Autostrada 70 km e gjatë do të lehtësojë trafikun mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa një kilometër i saj do të kushtojë 4.5 milionë euro. Ajo është planifikuar për tu ndërtuar me të njëjtat standarde si autostrada e Kapshticë – Selanik, me dy korsi nga të dyja krahët, për të qenë një rrugë e nivelit A1 me pagesë.
Vendi fqinjë e ka konsideruar me përparësi vijimin e tij pasi tashmë pasi është përfshirë nga Bashkimi Europian edhe si pjesë e Korridorit Blu, ku bëjnë pjesë 8 vende Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia. Fondi i vendosur në dispozicion është 320 milion dollarë. Kroacia deri më tani ka përparua më shumë në ndërtimin e akseve në territorin e saj.
Në Shqipëri janë rreth 315 km që përfshijen te korridori blu nga pika kufitare në Muriqan deri në lidhjen me Kakavijën. Momentalisht Ministria e Infrastrukturës ka hapur fazën e tenderimit për akset nga Miloti në Fier.