Një 23-vjeçar nga Tirana, A. Zh., është arrestuar pasi ka goditur infermierin A. N. në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.
Ngjarja ndodhi dje dhe ende nuk janë zbuluar arsyet e konfliktit. Policia ka dorëzuar materialet përkatëse në Prokurori, ku A. Zh. përballet me akuzën për “Goditje për shkak të detyrës”.