fbpx
E shtunë, 21 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Gjyqi për shpifje, Trump do t’i paguajë mbi 83 milionë dollarë shkrimtares E. Jean Carroll

Tirana Press by Tirana Press
27/01/24 - 11:28
in Bota, Politika
A A
Gjyqi për shpifje, Trump do t’i paguajë mbi 83 milionë dollarë shkrimtares E. Jean Carroll
12
VIEWS

Një juri në Nju Jork vendosi që ish-Presidenti Donald Trump t’i paguajë 83.3 milionë Dollarë shkrimtares E. Jean Carroll, për komente diskretituese ndaj saj, gjatë kohës që ishte president në vitin 2019.

Carroll paditi Trump për dëmtim reputacioni, pasi ajo e akuzoi për përdhunim dekada më parë. Rastin, Carroll e publikoi në një libër me kujtime, në të cilin shkruante se në vitin 1996, ish-presidenti amerikan e përdhunoi në një dyqan luksoz të qytetit të Nju Jorkut.

Trump i cili ishte i pranishëm në pjesën më të madhe të gjyqit, por jo për të dëgjuar vendimin, njoftoi se do ta apelojë atë.

Lexo mëShumë

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump: Unë as nuk e di se kush është kjo grua. Nuk e kam idenë se kush është, nga ka ardhur. Kjo është një tjetër mashtrim. Është një gjueti shtrigash politike dhe do të na duhet ta luftojmë këtë. Nuk mundemi ta lëmë vendin tonë të shkojë në këtë humnerë. Kjo është e turpshme. Ju keni dikë që kandidon për postin. Ju keni një grua që financohet nga demokratët dhe gënjeu për këtë. E gjithë kjo është një mashtrim dhe është turp dhe është një turp për vendin tonë.

Shumë eskpertët për dhunën ndaj grave e quajti këtë vendim, një fitore për të mbijetuarit e abuzimit seksual. Avokatja e Carroll, Roberta Kaplan u shpreh se juristët duhet të dënojnë ish-presidentin e SHBA-së për gënjeshtra të vazhdueshme të hedhura ndaj shkrimtares. Trump mori pjesë rregullisht në seancat e procesit të dytë gjyqësor. Në muajin Maj të vitit të kaluar, një tjetër juri e shpalli Trump fajtor për abuzim seksual dhe e urdhëroi atë të paguante 5 milionë Dollarë që më pas e apeloi vendimin.

Gjyqi i dytë për shpifje, lidhet me komentet e Trump ndaj Carroll, kur ai ishte president dhe juria do të përcaktonte vetëm sa para do të duhej t’i paguante ai shkrimtares. Bëhet fjalë për dy deklarata që ai kishte bërë, si përgjigje ndaj pyetjeve të gazetarëve, referuar pjesëve nga libri me kujtime i shkrimtares Carroll.

Vendimi i jurisë vjen ndërsa Trump po shkon drejt fitores për të tretën herë radhazi në garat paraprake për president. Ai ka kërkuar t’i kthejë proceset ndaj tij në një avantazh, duke i cilësuar ato si dëshmi të një sistemi që po përdoret politikisht kundër tij.

Megjithëse nuk ka asnjë provë që Presidenti Joe Biden ose dikush në Shtëpinë e Bardhë të ketë ndikuar në ndonjë nga rastet ligjore kundër tij, linja e argumentimit të tij, ka ndikuar tek mbështetësit e tij më besnikë, të cilët i shohin proceset me skepticizëm.

Tags: Carrolpageseshkrimtaretrump

Artikuj të Ndërlidhur

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
Rajoni

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

30/09/24 - 12:04
3
Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!
Bota

Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!

30/09/24 - 08:37
38
Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë
Bota

Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë

30/09/24 - 08:36
3
Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Next Post

Aksident i trefishtë në Pogradec, përmbyset makina

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.