fbpx
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Gjyqi në Hagë, arsyet përse ish krerët akuzohen

Tirana Press by Tirana Press
04/04/23 - 03:06
in Rajoni, Politika
A A
Gjyqi në Hagë, arsyet përse ish krerët akuzohen
15
VIEWS

Ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Për çfarë akuzohen ish-komandantët e UÇK-së?


Sipas aktakuzës së Gjykatës Speciale, krimet ku pretendohet të jenë përfshirë edhe ish-krerët e UÇK mendohet se janë kryer në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë, në Kukës dhe Cahan. Autorët e këtyre krimeve thuhet të jenë pjesëtarë të UÇK-së, ndërsa viktima ishin qindra civilë dhe njerëz që nuk donin të merrnin pjesë aktive në luftime.
“Grupi i viktimave përfshin njerëz që shiheshin si kundërshtarë nga UÇK-ja dhe më vonë nga qeveria tranzitore e Kosovës, duke përfshirë serbët, romët dhe katolikët – njerëz të cilët dyshoheshin se kishin bashkëpunuar me autoritetet serbe ose ishin në kontakt me serbët”, thuhet në aktakuzë.

Lexo mëShumë

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

Sipas Dhomës së Posaçme, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi mbajnë përgjegjësi personale penale për krimet e përshkruara në aktakuzë. Të akuzuarit i kanë mohur në paraqitjet e deritanishme të gjitha këto pohime të prokurorisë.

Kush janë të akuzuarit?


Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm për katër akuza për krime lufte dhe gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit.
Krimet dyshohet se janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.

Krerët kanë thënë se:


“E kuptoj aktakuzën e ndryshuar, jam plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Thaçi.
“E shprehi pakënaqësinë time për një vonesë të tillë dyvjeçare e gjysmë. Megjithatë, iu falënderoj, jam tërësisht i pafajshëm”, është shprehur Kadri Veseli.
“Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, është shprehur Rexhep Selimi

Tags: Hashim ThaçiJakup KrasniqiKadri VeseliRexhep SelimiUÇK

Artikuj të Ndërlidhur

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
Rajoni

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

30/09/24 - 12:04
3
Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës
Politika

Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës

31/08/24 - 11:11
10
Rajoni

2-vjeçarja humb jetën pasi u rrokullis djepi ku ishte e lidhur

29/08/24 - 09:14
6
Next Post
Parashikimi i yjeve për sot 05. 04. 2023

Parashikimi i yjeve për sot 05. 04. 2023

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.