fbpx
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Gjermania thotë se Kina ndez flakët me manovrat e Tajvanit

Tirana Press by Tirana Press
13/04/23 - 12:32
in Politika
A A
Gjermania thotë se Kina ndez flakët me manovrat e Tajvanit
14
VIEWS

Gjermania ka akuzuar Kinën për rritjen e tensioneve me stërvitjet e saj të fundit ushtarake rreth Tajvanit. Komentet e Berlinit erdhën menjëherë përpara një vizite diplomatike të nivelit të lartë në Pekin.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë tha këtë të mërkurë se Kina ka ndezur tensionet me stërvitjet e saj ushtarake rreth ishullit të Tajvanit.

Kujtojmë se pas një lufte civile në vitin 1949 u ndanë Kina dhe Tajvani, Pekini e konsideron ishullin demokratik si pjesë të territorit të tij. Udhëheqësit e Kinës janë betuar të marrin ishullin një ditë dhe nuk e kanë përjashtuar përdorimin e forcës për të arritur këtë qëllim.

Lexo mëShumë

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës

Përpara takimit erdhën komentet nga Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock, ku thotë se stërvitjet ushtarake të Kinës pranë Tajvanit rritën rrezikun e përleshjeve të paqëllimta ose aksidentale.

Sipas raportimit ajo shprehet se “Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën në ngushticën e Tajvanit,” dhe “Ne presim natyrshëm që të gjitha palët në rajon të kontribuojnë për stabilitetin dhe paqen. Kjo vlen njëlloj edhe për Republikën Popullore të Kinës.”

Gjithashtu shtoi se Gjermania “po punonte me partnerët tanë ndërkombëtarë për të kontribuar për përshkallëzimin” në rajon.

Kina përfundoi të hënën stërvitjet ushtarake treditore të kryera në përgjigje të një vizite të presidentit të Tajvanit Tsai Ing-wen në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar. Ndërsa ishte në Uashington, Tsai u takua me një grup dypartiak ligjvënësish dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy.

Baerbock vendosi të diskutonte për luftën në Ukrainë dhe tensionet rreth Tajvanit me zyrtarë të lartë kinezë të huaj dhe të mbrojtjes.

Në Pekin, Baerbock u takua me përfaqësues të kompanive gjermane, si dhe me ministrin e Jashtëm kinez, Qin Gang.

Ministri i Jashtëm ka thënë më përpara të keni më shumë kujdes në tregtinë me Kinën, duke paralajmëruar se Gjermania duhet të shmangë përsëritjen e gabimit të varësisë që kishte nga Rusia gjatë viteve të fundit.

Baerbock fluturoi për në Korenë e Jugut për të vizituar zonën e çmilitarizuar dhe për të zhvilluar bisedime politike në Seoul.

Tags: GjermaniaKinaTAJVANI

Artikuj të Ndërlidhur

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës
Politika

Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës

31/08/24 - 11:11
10
Gratë në Afganistan sfidojnë talebanët: Zëri im nuk është i ndaluar!
Bota

Gratë në Afganistan sfidojnë talebanët: Zëri im nuk është i ndaluar!

29/08/24 - 07:05
5
Censuruan të vërtetat mbi pandeminë, Zuckerberg: Jam penduar që iu nënshtrova presionit të Biden
Politika

Censuruan të vërtetat mbi pandeminë, Zuckerberg: Jam penduar që iu nënshtrova presionit të Biden

27/08/24 - 06:12
8
Next Post
Me Kryeministër Luizin, shpallet “ Qeveria e BBVA “

Me Kryeministër Luizin, shpallet “ Qeveria e BBVA “

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.