fbpx
E martë, 3 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Gjenerali i letërsisë shqiptare feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush sot Ismail Kadare

Tirana Press by Tirana Press
28/01/23 - 06:00 - Updated On 08/02/23 - 12:45
in Dedikim
A A
Gjenerali i letërsisë shqiptare feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush sot Ismail Kadare
123
VIEWS

I njohur si kalorësi i letërsisë shqiptare dhe jo vetëm, pasi përkthimet e veprave letrare të Ismail Kadaresë janë përkthyer në plot 45 vende të ndryshme të botës.

Ismail Kadare, shkrimtari me origjinë gjirokastrite ka lindur në 28 Janar të vitit 1936 dhe sot feston 87 vite.

Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi, sakaq ka fituar dekoratën më të lartë franceze, si ‘Komandant i Legjionit të Nderit’.

Lexo mëShumë

Një nuse 81 dhe dhëndër 89 vjeç, gëzojnë 60 vite dashuri!

Hapet ekspozita “Fëmijët përtej telave me gjemba”, për ata që vuajtën dënimin e prindërve

Kadare i lindur në lagjen Palorto të Gjirokastrës së gurtë. Vokacioni i tij për letërsinë zuri fill që në moshë të hershme, kohë kur djalosharit Kadare do t’i linte mbresë të pashlyeshme leximi i tragjedisë “Makbethi” të autorit anglez, Ëilliam Shekspir. Në vendlindje do të qëndronte deri në përfundimin e arsimit të mesëm, kur përgatiti për botim ciklin e tij të parë me poezi “Frymëzimet djaloshare” (1954). Mandej, u vendos në Tiranë, ku kreu studimet e larta në degën e Gjuhë-Letërsisë dhe u diplomua për “Mësuesi”.

Në harkun e viteve 1958-1960, Kadare thelloi studimet e tij në domenin e letërsisë në Institutin “Maksim Gorki” në Moskë. Në vitin 1960, i detyruar t’i braktiste studimet për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe ish-Bashkimit Sovjetik, u kthye në atdhe dhe nisi angazhimin në gazetari.

Në vitin 1963, pas një retushimi të herëpashershëm, u botua romani i tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i cili pati jehonë edhe përtej vendit. Tematika e natyrës liridashëse të shqiptarëve që vërehet në këtë vepër,  do të ishte kryefjalë edhe e romanit “Kështjella”, botuar në vitin 1970. Në këtë rrjedhë, autori u frymëzua edhe për shkrimin e romanit “Krushqit janë të ngrirë”, i cili flet mbi demonstratat e vitit 1981 të shqiptarëve të Kosovës.

Megjithatë, pena e Kadaresë nuk do t’i kursente as kritikat ndaj traditave prapanike të shoqërisë, siç rrok romani “Kronikë në gur” (1970). Në vargun e publikimeve të pandërpera, romani alegorik “Nëpunësi i Pallatit të ëndrrave” (1981), veçohet si më i lakuari në tërësinë e veprës së Kadaresë. Në vjeshtën e vitit 1990, Kadare u largua drejt Francës dhe u rikthye në atdhe pas zhvillimeve të para demokratike.

Që prej vitit 1996, shkrimtari shqiptar është anëtar i asociuar (përjetësisht) i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës. Ai është vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare (“Man Booker Prize”, “Princi i Asturias” etj), si i përzgjedhur në radhët e shkrimtarëve botërisht të njohur, sikurse Gabriel Garcia Marquez, Günter Grass dhe Milan Kundera. Deri më tani, veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të botës.

Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit”, si edhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi sot kopjen e dorëshkrimit të romanit të tij të parë, “Qyteti pa reklama” (u shkrua që në vitin 1959, por mbeti në dorëshkrim dhe u botua pas viteve ’90), dhuruar DPA-së nga autori më 24 maj, 2002.

Artikuj të Ndërlidhur

Një nuse 81 dhe dhëndër 89 vjeç, gëzojnë 60 vite dashuri!
Dedikim

Një nuse 81 dhe dhëndër 89 vjeç, gëzojnë 60 vite dashuri!

28/02/23 - 05:00
0
Hapet ekspozita “Fëmijët përtej telave me gjemba”, për ata që vuajtën dënimin e prindërve
Dedikim

Hapet ekspozita “Fëmijët përtej telave me gjemba”, për ata që vuajtën dënimin e prindërve

24/02/23 - 03:00
1
Prej një jete në skenë, aktori i madh Robert Ndrenika feston sot 81-vjetorin e lindjes
Dedikim

Prej një jete në skenë, aktori i madh Robert Ndrenika feston sot 81-vjetorin e lindjes

10/01/23 - 06:08 - Updated On 08/02/23 - 12:45
1
Next Post
Këto janë shenjat si të dalloni nivelin e sheqerit në gjak kur është i ulët ose i lartë

Këto janë shenjat si të dalloni nivelin e sheqerit në gjak kur është i ulët ose i lartë

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.