Në Shqipëri familja shqiptare Prushi në Tiranë ka ruajtur me fanatizëm nga regjimi komunist kuranin më të vogël në botë.
Një familje shqiptare tregon për ritualet në lidhje me kuranin, që është sa një pullë postare, i cili është po i njëjtë me kuranet e madhësive të ndryshme. Familja Prushi e kanë trashëguar brez pas brezi duke i shpëtuar luftërave të ndryshme gjithashtu edhe diktaturës komuniste duke e ruajtur me fanatizëm.
Sipas studiuesve është një Kuranet më të vegjël të regjistruar në të gjithë botën dhe supozohet që daton që nga shekulli 19 – të afërsisht prej 900 faqesh.
Mario Prushi shprehet për AFP se ata e kanë ruajtur brez pas brezi me përkushtim absolut, shton se leximin e tij mund ta bëjë me lupë zmadhuese sepse është një libër aq i vogël sa humbet në pëllëmbën e dorës, nga ana tjetër është vetëm dy centimetra i gjerë dhe një centimetër i trashë.
Pavarsisht ofertave të shumta të marra për blerjen e kuranit familja Prushi e konsideron pasurinë më të madhe të familjes dhe për të është shumë e shtrenjtë dhe nuk ka të shpërblyer me shumën që mund të ofrojnë blerësit.