Presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë një fjalimi bëri një tjetër lapsus, duke ngatërruar presidentin francez, Emmanuel Macron, me François Mitterrand, ish-President i Francës që vdiq më 8 janar në vitin 1996.
Po ashtu, ai ngatërroi edhe Francën me Gjermaninë kur tha se Miterrand nga Gjermania i kishte thënë: “Amerika u kthye!”
Shtëpia e Bardhë më vonë publikoi tekstin e fjalimit në të cilin emri i Miterrand u ndryshua në Makro.Biden është presidenti më i vjetër aktual i SHBA dhe gjatë funksionit të tij ka bërë një sërë gafash. Nëse ai rizgjedh këtë nëntor, ai do të mbushte 87 vjeç në fund të mandatit të tij të dytë.