Portieri i Milluall si dhe i kombëtares së Malit të Zi ka ndërruar jetë tragjikisht mëngjesin e ditës së sotme, pasi po kalonte një sëmundje të rëndë, që i mori edhe jetën.
Emri i tij është Matija Sarkiç dhe fatkeqësisht ishte vetëm 26-vjeç. Ai u gjet i sëmurë rëndë nga shokët e tij të skuadrës në një hotel në Budva, teksa ishte i grumbulluar me kombëtaren e tij për ta përfaqësuar atë në disa ndeshje miqësore. Shokët e ekipit thirrën menjëherë ambulancën, por ishte tepër vonë, sepse Sarkiç tashmë kishte ndërruar jetë.
Ndeshjen e fundit të karrierës ai e zhvilloi pak dit më parë, në një miqësore kundër Belgjikës, takim ku u shpall edhe lojtari i ndeshjes pasi arriti të bënte 9 pritje mbresëlënëse.