Futbolli Italian është në zi, pas ndarjes nga jeta të ish-presidentit të FIGC, Karlo Taveçio, në moshën 79-vjeçare.
Taveçio ishte president i Federatës Italiane të Futbollit nga gushti i 2014-ës deri në nëntor të 2017-ës, ku më pas dha dorëheqjen pas dështimit për t’u kualifikuar në Botërorin e Rusisë.
Ai u bë presidenti i LND Lombardia, një klubi amator në ligat rajonale në vitin 2021.
Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura ende. Funerali i Taveçio do të mbahet të hënën e 30 janarit.