fbpx
E diel, 8 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Final 4/ Sezoni i shkëlqyer i Egnatias, Edlir Tetova: S’dua të kem pengje

Tirana Press by Tirana Press
18/05/24 - 11:24
in Sport
A A
Final 4/ Sezoni i shkëlqyer i Egnatias, Edlir Tetova: S’dua të kem pengje
4
VIEWS

Egnatia luan me Vllazninë të dielën në orën 20:00 në “Air Albania”. Dueli i kryeqytetit vlen për gjysmëfinalen e dytë të “Final 4”, teksa trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova kërkon finalen kundër Partizanit për të shpresuar titullin kampion në Superligë.

Kundër Vllaznisë, Egnatia ka në favor edhe barazimin, pasi sipas skemës mund të kalojë më tej edhe me “X” për shkak të renditjes më të mirë në sezonin e rregullt (vendi 1).

Tetova, sa ju ndihmon triumfi në Kupë kundër Kukësit për të përgatitur sfidën me Vllazninë?

Lexo mëShumë

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

Përtej trofeut na ka ndihmuar ta përgatisim këtë duel të qetë. Jam i lumtur që ia dolëm me sukses të arrijmë një nga objektivat tanë dhe për këtë falënderoj ekipin, drejtuesit dhe tifozët që na përkrahën në stadium. Sfida me Vllazninë ka specifikën e vet dhe ne jemi munduar që të marrim maksimumin gjatë këtyre ditëve për të qenë gati për sfidën e gjysmëfinales.

A keni një strategji sesi do të menaxhoni përballjen me shkodranët?

Sigurisht që ne do kemi strategjinë tonë si në çdo takim. Nuk mund të them diçka më shumë në këto momente. Thjesht do të mundohemi të japim më të mirën tonë për të shfrytëzuar deri në fund kapacitetin tonë. Nuk dua të kem pengje për këtë duel, ndaj uroj shumë që detyrat që i kemi vendosur vetes t’i vendosim në dobi të objektivit që kemi për të shkuar në finale.

Si është gjendja e skuadrës në aspektin fizik?

Gjendja e skuadrës është e mirë, pasi i gjithë grupi është gati për të luajtur nga minuta e parë. Lojtarët e Egnatias edhe pse kanë luajtur shpesh gëzojnë një formë që më ka kënaqur në çdo seancë stërvitore. Dëshiroja shumë që ta kisha ekipin e plotë dhe fatmirësisht futbollistët e mi janë gati për duelet e “Final 4”.

Me Aleksin në fushë do i besoni modulit 4-3-3 apo do të luani me 3 qendra në prapavijë?

Për sa i takon vendosjes në fushë e lojës ende nuk kam përcaktuar formacionin, pasi më duhet të bëj llogaritë ditën e ndeshjes. E rëndësishme është që do të luajnë ata futbollistë që kanë treguar vazhdimësi dhe gëzojnë formën më të mirë në këto momente. Aleksi do të jetë i gatshëm për ekipin dhe për ne është një lajm i mirë pasi dihen vlerat e tij.

Çfarë i keni kërkuar futbollistëve para sfidës me Vllazninë?

I kam kërkuar përqendrim maksimal për ta mbyllur me dinjitet sezonin. I gjithë mundimi i këtij sezoni, duhet shpërblyer me rezultate të kënaqshme në përballjet e “Final 4”. Shoh tek lojtarët përkushtim dhe dëshirë për të vijuar përpara. E dimë që Vllaznia është një ekip solid, por ne duam të shkojmë në finale për të fituar trofeun.

Cili është mesazhi që keni për tifozët rrogozhinas?

Nuk dua të zgjatem shumë. Thjesht dua t’i falënderoj për mbështetjen që na kanë dhënë dhe iu them që jeni shumë të vlefshëm për ne sidomos në përballjen me Vllazninë. Bashkë do ia dalim ashtu siç kemi bërë shpesh këto dy vite.

I druheni ngarkesës emocionale të Fangajt dhe Sherrit që luajnë kundër ekipit të qytetit të tyre?

Aspak. Të dy lojtarët janë profesionistë dhe kanë treguar gjithmonë se japin më të mirën për Egnatian. Për ta mbase ky mund të jetë një motiv më shumë për të luftuar dhe fituar me skuadrën ku luajnë.

Tags: edlir tetovaSportVllaznia

Artikuj të Ndërlidhur

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë
Sport

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

09/09/24 - 09:01
209
Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit
Sport

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

31/08/24 - 10:01
8
Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri
Sport

Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri

29/08/24 - 12:12
15
ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare
Sport

ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare

28/08/24 - 12:30
63
Next Post
Lindja e parakohshme e vajzave binjake/ Jorida Tabaku rrëfen për herë të parë periudhën e vështirë!

Lindja e parakohshme e vajzave binjake/ Jorida Tabaku rrëfen për herë të parë periudhën e vështirë!

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.