56- vjeçarja A. S., është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj.
E ndjera banonte në lagjen “1 Maji” ne Fier dhe mësohet se kishte simptoma të shëndetit mendor.
E moshuara është gjendur pa shenja dhune në trup, ç’ka dyshohet se mund të jetë vetëvrarë.
Prokuroria po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në datë 13.01.2023, në lagjen “1 Maji”, Fier, u gjet nga familjarët, pa shenja dhune, dyshohet e vetëvarur, shtetasja A. S., 56 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale