fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Faktorët e ndotjes plastike në vendin tonë

Tirana Press by Tirana Press
19/05/23 - 10:19
in Mjedisi
A A
Faktorët e ndotjes plastike në vendin tonë
4
VIEWS

Problemi i ndotjes plastike në vendin tonë sa vjen dhe rritet. Në bazë të statistikave Shqipёria konsiderohet njё nga vendet me përqindjen më të lartë të plastikës së patrajtuar nё Mesdhe, rreth 73%. Rreth 65% e mbetjeve në ujrat detare të vendit tonë janë materiale polimere artificiale dhe 58.5% vijnë nga burime përgjatë bregdetit, rezultat ky i menaxhimit të dobët të mbetjeve dhe aktivitetit turistik.

Sipas një studimi tё realizuar nё vendin tonё, u konfirmua prania e mikroplastikёs nё sediment, ujë dhe traktin gastrointestinal të dy llojeve gaforresh në zonёn lagunore Kune-Vain. Lënda e plastikës gjendet nё tokё, ajёr, ujё, nё trupat e gjallesave, si dhe nё ushqimin dhe ujin qё konsumojmё. Pasojat e kësaj ndotjeje plastike prekin mjedisin dhe organizmat e gjallё duke ndikuar nё shёndetin e tyre, pёrfshirё dhe njeriun.

Sipas një studimi tё kryer pёr herё tё parё nё vendin tonё, nё gjashtё qytete nё Shqipёri, Tirana mbante rekord sepse kishte numrin mё tё madh tё tё anketuarёve (606 individё), megjithёse 95 pёr qind ishin tё mendimit se plastika ёshtё e dёmshme pёr mjedisin, shumica dёrrmuese i pёrdornin qeset plastike gjatё pazarit dhe mё shumё se gjysma, nuk i ndanin mbetjet nё burim.

Lexo mëShumë

“Ky vend ka më shumë se 3000 lloje bimësh, 273 lumenj dhe mbi 15 parqe kombëtare”/ Media franceze jehonë Shqipërisë

Një eklips total diellor do të ndodhë më 8 prill, teori nga më të frikshmet janë ngritur rreth tij

Por si shpjegohet ky fakt?

Rutina e pёrdorimit tё qeseve plastike nё kushet kur aksesi ndaj tyre ёshtё i thjeshtё. Prej kёtej, normalizimi i pёrdorimit tё tyre, megjithёse bie ndesh me perceptimin se ato janё tё dёmshme pёr mjedisin dhe faktin se ky perceptim lipsej tё “drejtonte” sjelljen e pёrditshme, sëbashku me prakticitetin, ndikojnë në përdorimin në masë të qeseve plastike.

Mospërputhja e perceptimeve të duhura se plastika ёshtё e dёmshme pёr mjedisin, qё i detyrohet katёr faktorёve tё sipёrpёrmendur, fare mirë mund tё shmanget, pёrmes zbatueshmёrisё tё ligjit pёr reduktimin e ndotjes plastike. Së paku, masat pёr uljen e ndotjes plastike duhet tё pёrqёndrohen nё heqjen e qeseve plastike nga qarkullimi.

Njё nga masat për uljen e ndotjes plastike do të ishte forcimi i besimit mes banorёve dhe institucioneve, qё ata i konsiderojnё pёrgjegjёs pёr mbledhjen/ grumbullimin e mbetjeve plastike.

E për ta mbyllur, krijimi i hapёsirave, ku banorёt tё kenё mundёsi tё ndajnё mbetjet nё burim dhe përfshirja e tyre aktive, duke pasur parasysh dëshirën e të anketuarëve për përfshirje (48%) mund ta lehtësojë sadopak, përdorimin e pamatë të qeseve plastike.

Vendosja e theksit tek ndikimi i plastikës në shëndet, mjedis por edhe te perspektiva turistike të vendeve, mund të shërbejnë si gurë themeltarë të fushatave ndërgjegjësuse dhe me shpresë, të ndikojnë në sjellje dobiprurëse ndaj vetes, anëtarëve të tjerë të shoqërisë dhe vendit ku banojnë.

Tags: MjedisiNdotja plastike

Artikuj të Ndërlidhur

“Ky vend ka më shumë se 3000 lloje bimësh, 273 lumenj dhe mbi 15 parqe kombëtare”/ Media franceze jehonë Shqipërisë
Mjedisi

“Ky vend ka më shumë se 3000 lloje bimësh, 273 lumenj dhe mbi 15 parqe kombëtare”/ Media franceze jehonë Shqipërisë

20/04/24 - 08:39
17
Një eklips total diellor do të ndodhë më 8 prill, teori nga më të frikshmet janë ngritur rreth tij
Shkencë

Një eklips total diellor do të ndodhë më 8 prill, teori nga më të frikshmet janë ngritur rreth tij

05/04/24 - 08:17
11
A është i dëmshëm pluhuri që pushtoi vendin? Ambientalisti i njohur: Duhet të ishte parashikuar
Mjedisi

Rikthehet pluhuri saharian! Tempertura deri në 30°C

30/03/24 - 09:41
9
A është i dëmshëm pluhuri që pushtoi vendin? Ambientalisti i njohur: Duhet të ishte parashikuar
Aktualitet

Meteorologia tregon çfarë la pas pluhuri saharian për 48 orë në Shqipëri

29/03/24 - 09:49
13
Next Post
Zgjedhjet e 14-majit, Prokuroria e Përgjithshme – Janë 31 kallëzime penale nga subjektet politike

Zgjedhjet e 14-majit, Prokuroria e Përgjithshme - Janë 31 kallëzime penale nga subjektet politike

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.