Eurovision 2023 startoi të dielën kur 37 pretendentë kaluan në “Tapetin e Kuq” në Liverpool, qyteti anglez që pret konpeticionin këtë vit.
Me sloganin “United by Music”, edicioni i 67-të i konkursit të këngës do të përfshijë tre shfaqje të drejtpërdrejta që do të bashkojnë kulturat e Ukrainës dhe Liverpool, vendlindja e Beatles, thanë organizatorët.
Ukraina ishte fituesja e vitit të kaluar, por nuk ishte në gjendje të organizonte ngjarjen këtë vit, siç bën zakonisht fituesi, për shkak të pushtimit të Rusisë.
Orkestra Kalush fitoi konkursin e vitit 2022 në Itali me këngën e titulluar “Stefania”, një shkrirje e muzikës rap dhe tradicionale popullore që mblodhi mbështetje publike nga i gjithë kontinenti për të pretenduar një fitore emocionale.
Si fituesi i vitit të kaluar, vendi ka një hyrje automatike në finalen e madhe të së shtunës së ardhshme, së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe anëtarët e tjerë “Big Five” të Unionit Evropian të Transmetuesve: Franca, Gjermania, Spanja dhe Italia.
31 pretendentët e tjerë do të garojnë në gjysmëfinale të martën dhe të enjten për 20 vende në finalen e madhe.
Veshjet e konkurentëve ishin të larmishme në ngjyra e dizajne të ndryshme, por diferencën e bëri veshja e përfaqësueses së Shqipërisë, këngëtares Albina Kelmendi.
Një fustan madhështor i zi, ku në në krahun e djathtë ishte i çarë dhe i punuar me detaje që përfaqësonin gruan Ilire.
Veshja e saj u komentua nga drejtuesit e këtij edicioni pasi ishte një gjetje e zgjuar dhe e mirëmenduar.