fbpx
E diel, 22 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Euro 2024/ Shqipëria barazon Kroacinë dhe mban gjallë shpresat për kualifikim

Tirana Press by Tirana Press
19/06/24 - 04:06
in Sport
A A
Euro 2024/ Shqipëria barazon Kroacinë dhe mban gjallë shpresat për kualifikim
11
VIEWS

Shqipëria barazon në frymën e fundit ndaj Kroacisë dhe mban gjallë shpresat për kualifikim.

Shqipëria u shfaq me dy fytyra të takimin e sotëm në Hamburg, ku tifozeritë e të dyja ekipeve ishin të zjarrta.

Pjesa e parë foli për kuqezinjtë, që u futën mirë në fushë, duke u treguar luftarakë dhe duke mos u lënë hapësira kroatëve, që hasën vështirësi për të depërtuar në zonën e kuq e zinjve. Goli i avantazhit erdhi në minutën e 11-të. Krosi i Jasir Asanit gjen kokën e Qazim Laçit, i cili me një devijim të lehtë e çon topin në rrjetën kroate. Shqipëria 1-0 Kroacia!

Lexo mëShumë

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

Kombëtarja kishte rastin për të dyfishuar me Kristjan Asllanin, i cili doli përballë me portierin kroat pas një pasimi nga Asani. Kundërsulmi nuk u arrit të finalizohej me gëzim për kuq e zinjtë, pasi goditja e mesfushorit të Interit u bllokua nga gardiani i kroatëve. Një tjetër rast i mirë për Shqipërinë ishte edhe ai në fundin e pjesës së parë, kur Manaj goditi me kokë nga brenda zone, por Livakovic priti edhe njëherë.

Pjesa e dytë nisi ndryshe. Kroatët shtuan presionin duke detyruar kuq e zinjtë të luajnë më shpesh në mbrojtje.

Djemtë e Dalic u shpërblyen në minutën e 74′, kur Kramaric e çoi topin pas shpinës së Strakoshës. Vetëm dy minuta më pas, Gjasula i sapo futur në fushë si zëvendësues i heroit të pjesës së parë Qazim Lacci, shënon autogol.

Shqipëria 1-2 Kroacia.

Kroatët kishin të tjera raste për të shënuar sërish, ndërsa kombëtarja jonë hasi vështirësi për të rrezikuar portën kroate.

Një shkëndijë i dha ndeshjes Arbër Hoxha pas futjes në lojë si zëvendësues në minutën e 85-të. Ishte pikërisht Hoxha i cili dha pasimin e golit e 2-2 në minutën e 96-të. Shënoi Gjasula, i cili shleu në një farë mënyre autogolin e shënuar në portën e tij.

Minutat e fundit ishin emocionuese dhe si Shqipëria, ashtu dhe Kroacia, kishin mundësinë e një goli tjetër.

Ndeshja përfundoi 2-2 dhe Shqipëria pret Spanjën në takimin e fundit për të përcaktuar kualifikimin

Tags: KroaciShqipëria

Artikuj të Ndërlidhur

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë
Sport

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

09/09/24 - 09:01
209
Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit
Sport

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

31/08/24 - 10:01
8
Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri
Sport

Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri

29/08/24 - 12:12
15
ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare
Sport

ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare

28/08/24 - 12:30
63
Next Post
Federata serbe e Futbollit kërcënon: UEFA të ndëshkojë Shqipërinë dhe Kroacinë, nëse nuk ndodh do tërhiqemi nga Evropiani

Federata serbe e Futbollit kërcënon: UEFA të ndëshkojë Shqipërinë dhe Kroacinë, nëse nuk ndodh do tërhiqemi nga Evropiani

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.