fbpx
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Erdogan takon Kurtin: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në KiE

Tirana Press by Tirana Press
04/02/23 - 10:00
in Rajoni
A A
Erdogan takon Kurtin: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në KiE
26
VIEWS

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka deklaruar se Turqia shpreson se procesi i dialogut të Kosovës me Serbinë të përfundojë duke siguruar paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon.

Erdogan në një konferencë të përbashkët me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Turqia mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, derisa ka shtuar se vendi i tij pret që palët të shfaqin qasje paqësore dhe konstruktive.

Ai ka theksuar se mbështetja e Turqisë për Kosovën do të vazhdoi në të gjitha drejtimet, duke përfshirë edhe një punë intensive për ta arritur numrin e njohjeve të pavarësisë.

Lexo mëShumë

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

“Ne mbështesim vizionin e Kosovës për anëtarësimin e saj në NATO, në Këshillin e Evropës dhe në BE”– dekaroi presidenti Recep Tayip Erdogan

Kreu i shtetit turk shtoi se kanë trajtuar edhe çështjet e bashkëpunimit ekonomik, tregtisë, industrisë, mbrojtjes dhe luftën kundër terrorizmit. Erdogan ka thënë se i ka kërkuar Kurtit që të rrisë bashkëpunimin me Turqinë kundër aktiviteteve të grupit FETO në Kosovë.

Kurse, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Turqi, ka thënë se Kosova është mirënjohës për ndaljen e gjenocidit dhe ndërhyrjen e NATO-S në vendin tonë.

“E falënderova presidentin Erduan për përkrahjen e zëshme të Kosovës për anëtarësim në NATO dhe në Këshill të Evropës. Në NATO na bashkon orientimi në Këshill të Evropës, vlerat. Në të dyja na bashkon momenti kritik nëpër të cilët po kalon kontinenti i Evropës. Një nga synimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës është krijimi i një mjedisi për të tërhequr investitorët në mënyrë që të krijojmë ekonomi të qëndrueshme. Turqia është një ndër partnerët kryesor tregtar, kjo na gëzon por nuk duhet të na mjaftojë”– u shpreh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Artikuj të Ndërlidhur

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
Rajoni

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

30/09/24 - 12:04
3
Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës
Politika

Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës

31/08/24 - 11:11
10
Rajoni

2-vjeçarja humb jetën pasi u rrokullis djepi ku ishte e lidhur

29/08/24 - 09:14
6
Next Post
Gripi i shpendëve ‘përhapet’ te lundërzat dhe dhelprat

Gripi i shpendëve 'përhapet' te lundërzat dhe dhelprat

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.